LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimet globale në qendër të takimit të nivelit të lartë të G7

Demokracitë liberale dhe më të pasurat në botë kanë shumë çështje për të trajtuar, ndërsa takohen në Gjermani për takimin e nivelit të lartë të G-7. Sfida më e afërt është më pak se 1 mijë e 500 kilometra larg vendit ku u zhillua takimi, ku gjatë gjithë fundjavës Kievi u përballë me sulme të reja.

27 Qershor 2022, 16:49 Nga d.a.
Kërcënimet globale në qendër të takimit të nivelit
Lideret e G7

GJERMANI- Presidenti amerikan Joe Biden shkoi në takimin e nivelit të lartë të shtatë demokracive më të zhvilluara dhe liberale, në një periudhë të vështirë, kur lufta në Ukrainë nuk po tregon shenja se po shkon drejt fundit, ndërsa Kina vazhdon të ketë ambicie për shtrirjen e ndikimit në të gjithë botën. Shtëpia e Bardhë thotë se është e përkushtuar t’u kundërvihet këtyre çështjeve, me mjete siç është paketa infrastrukturore prej 600 miliardë dollarësh, që shihet si kundërpërgjigje ndaj nismës infrastrukturore të Kinës "Një brez, një rrugë", siç njofton nga Austria korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell.

Demokracitë liberale dhe më të pasurat në botë kanë shumë çështje për të trajtuar, ndërsa takohen në Gjermani për takimin e nivelit të lartë të G-7. Sfida më e afërt është më pak se 1 mijë e 500 kilometra larg vendit ku u zhillua takimi, ku gjatë gjithë fundjavës Kievi u përballë me sulme të reja.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se siguria e Ukrainës është përparësia kryesore.

"Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të veprojnë gjithmonë së bashku, kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë së Ukrianës dhe ne e bëmë të qartë këtë edhe një herë”, tha ai.

Grupi tha dje se do të vazhdojë të ndëshkojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, duke shtuar sanksionet ndaj naftës ruse, mallrave, bankave dhe zyrtarëve e biznesmenëve të njohur rusë.

Por, krahas kësaj çështjeje, udhëheqësit janë gjithashtu të shqetësuar për sfidat e shkaktuara nga Kina. Të dielën, ata njoftuan një nismë infrastrukturore prej 600 miliardë dollarësh, e shpalosur për herë të parë në takimin e kaluar të G-7, që synon t’u japë vendeve në zhvillim një alternativë për nismën infrastrukturore kineze “Një brez, një rrugë”.

“Dua të jem i qartë. Kjo nuk është ndihmë apo bamirësi. Është një investim, që do të sjellë fitime për të gjithë, duke përfshirë popullin amerikan dhe njerëzit e të gjitha vendeve tona. Do të ndihmojë ekonomitë tona dhe është një shans për ne, që të ndajmë vizionin tonë pozitiv për të ardhmen, duke u dhënë mundësi komuniteteve në mbarë botën të shohin vetë përfitimet konkrete të partneritetit me demokracitë”, tha zoti Biden.

Analistët thonë se grupi i shtatëshes përballet me një konkurrencë të ashpër nga nisma kineze “Një brez, një rrugë”.

“Jo vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, por edhe Japonia dhe Australia janë shumë të shqetësuara për këtë. Të gjithë po mundohen të ofrojnë alternativa për vendet huamarrëse, në mënyrë që këto vende të mos kenë nevojë të kërkojnë ndihmë nga Kina për marrjen e kredive. Çështja është se këto nisma janë të ngadalta, shumë burokratike, nuk kanë aq shumë para në bankë dhe nuk mund të konkurrojnë me paratë e shpejta që ofrohen nga nisma kineze. Dhe duke ofruar këto fonde, Kina po fiton respektin duke i bërë këto vende të varura prej saj”, thotë analisti Robert Daly nga qendra Wilson.

Grupi i shtatëshes ftoi në disa nga takimet e zhvilluara në Alplet bavareze edhe udhëheqësit e Afrikës së Jugut dhe Indisë.

Përfaqësuesit e këtyre vendeve, së fundmi morën pjesë në takimin virtual të grupit BRICS, bllokut ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, gjatë të cilit Presidenti kinez Xi Jinping kritikoi përpjekjet e demokracive perëndimore për ta izoluar ekonominë ruse.

“Nëse politizon, shfrytëzon ekonominë botërore si mjet dhe armë dhe vendos sanksione, duke përfituar nga statusi dominues në sistemet financiare dhe monetare ndërkombëtare, përfundon duke dëmtuar interesat tuaja dhe ato të të tjerëve dhe shkakton vuajtje tek njerëzit rreth botës”, tha ai.

Grupi përballet edhe me sfida që ndikojnë të gjithë botën, siç janë ndryshimet klimatike, pandemia dhe problemet ekonomisë globale. Takimi i G7-ës vazhdon dhe sot.

Marrë nga VOA.

samiti i g7 ne berlin joe biden

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë