10 Janar 2024, 20:08
Nga A.TH
marlene engelhorn
AUSTRI- Një milionere austro-gjermane po organizon shpërndarjen e pasurisë të trashëguar nga gjyshja e saj. Në shenjë proteste ndaj vendimit të Austrisë, i cili nuk lejon tatimin mbi trashëgiminë, Marlene Engelhorn, e cila është 31 vjeç dhe jeton në Vjenë, dëshiron që 50 austriakë të përcaktojnë se si duhet të rishpërndahen 25 milionë eurot e trashëgimisë së saj.
“Kam trashëguar një pasuri, pra edhe pushtet, pa bërë asgjë për të. Dhe shteti nuk dëshiron as taksa mbi të,” tha ajo. Marlene është pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themeluesit të kompanisë gjermane kimike dhe farmaceutike, BASF, dhe trashëgoi miliona kur gjyshja e saj vdiq në shtator 2022, shkruan BBC.
Pasuria e Traudl Engelhorn-Vechiatto u vlerësua nga revista amerikane Forbes në 4.2 miliardë dollarë dhe madje para se të vdiste, mbesa e saj kishte deklaruar se donte të shpërndante rreth 90% të trashëgimisë së saj. Kështu që, sot janë dërguar përmes postës ftesa për 100 mijë austriakë të zgjedhur rastësisht.
Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në nismën e Engelhorn, e njohur si Këshilli i Mirë për Rishpërndarjen, mund të regjistrohen përmes internetit ose me telefonit. Nga ai kampion fillestar prej 10,000 austriakë të cilët janë të gjithë të moshës mbi 16 vjeç, do të zgjidhen 50 persona.
“Nëse politikanët nuk bëjnë punën e tyre dhe rishpërndajnë, atëherë unë duhet ta rishpërndaj vetë pasurinë time”, shpjegoi ajo në deklaratën e saj. Në maj 2022, Marlene Engelhorn iu bashkua një grushti milionerësh në Davos duke bërë thirrje për taksim më të madh të të pasurve.
marlene engelhorn
Bota
10 Janar 2024, 19:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Leonard Farruku emigranti shqiptar që vdiq muajin e kaluar në një maune që strehote emigrantë në...
Bota
10 Janar 2024, 19:36
r.ll
ushtria ekuadoriane
EKUADOR- Vendi i vogël i Amerikës së Jugut është zhytur në krizë pas vitesh kontrolli në rritje...
Bota
10 Janar 2024, 19:24
A.TH
donald trump
BRUKSEL- Një nga politikanët më të lartë të Evropës, komisioneri europian Thiery Breton zbuloi një bi...
Bota
10 Janar 2024, 18:47
h.k
Foto ilustruese
BRAZIL-Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviç, 43 vjeç u vra në Sao Paulo të Brazilit më 5 janar, kur u q&e...
Bota
10 Janar 2024, 18:37
A.TH
foto nga pallati
POLONI- Policia polake ka arrestuar sot ish-ministrin e brendshëm dhe zëvendësministrin e tij brenda pallatit presidencial ...
Bota
10 Janar 2024, 18:33
h.k
Foto ilustruese
BOSNJE-Paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë, qoftë nga Zyra e P&eu...
Bota
10 Janar 2024, 18:16
h.k
Foto nga vendngjarja
IRAK-Grupi islamik al-Shabaab i lidhur me Al-Kaedën rrëmbeu ekuipazhin e një helikopteri të Kombeve të Bashk...
Bota
10 Janar 2024, 18:12
r.ll
antony blinken
LINDJA E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi se do të ketë pasoja për sulmet e va...
Bota
10 Janar 2024, 17:27
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Nga ballkoni i apartamentit të Dea Haxhit në Kiev të Ukrainës shihen zogj duke fluturuar në qiellin e ...
Bota
10 Janar 2024, 17:29
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Informacioni i rremë dhe keqinformimi janë në krye të listës së rreziqeve globale për dy vitet e a...