LIVE UPDATES
Bota

Nga Tirana në Kiev/ Gruaja shqiptare që i pret rreziqet me buzëqeshje

E gjithë kjo pamje ia kujton Deas nga Tirana e Shqipërisë dimrat në Prishtinë, ku kishte punuar gjatë viteve 2014-2016. Edhe pse sheh ngjashmëri në pamjen e dy kryeqyteteve, përditshmëria e Deas në Kiev është shumë më ndryshe shkaku i luftës në Ukrainë, të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

10 Janar 2024, 17:27 Nga h.k
Nga Tirana në Kiev/ Gruaja shqiptare që i pret rreziqet me
Foto ilustruese

TIRANË-Nga ballkoni i apartamentit të Dea Haxhit në Kiev të Ukrainës shihen zogj duke fluturuar në qiellin e kaltër, vende-vende të mbuluar me re, drunj pa gjethe e antena satelitore mbi ndërtesa.

E gjithë kjo pamje ia kujton Deas nga Tirana e Shqipërisë dimrat në Prishtinë, ku kishte punuar gjatë viteve 2014-2016. Edhe pse sheh ngjashmëri në pamjen e dy kryeqyteteve, përditshmëria e Deas në Kiev është shumë më ndryshe shkaku i luftës në Ukrainë, të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Me një çantë të mbushur me gjëra esenciale në rast të ndonjë sulmi ajror, Dea çdo natë bëhet gati për gjumë, e vetëdijshme se mund ta zgjojnë sirenat e alarmit dhe t’i duhet të zbresë shkallëve të ndërtesës për të shkuar në bodrum.

Por, për Dean, rreziqet e jetesës në Kiev mbeten nën hijen e gjërave pozitive që ajo sheh çdo ditë: forcën e një populli për ta vazhduar jetën.

“Të bën përshtypje që, edhe pse shteti është në luftë, ligjet funksionojnë shumë mirë, trenat janë në kohë dhe njerëzit ambientohen shpejt me ndryshimet”, thotë Dea për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimet me të cilat Dea është mësuar të jetojë qysh nga shtatori i vitit 2022, përfshijnë jetesën në ndërtesa të pajisura me xhama rezistues ndaj shpërthimeve dhe zgjedhjen nga meny të posaçme për rastet kur restorantet mbeten pa rrymë shkaku i luftës.

Edhe pse Kievi ka qenë shpeshherë cak i sulmeve ajrore nga Rusia, Dea – e cila punon si menaxhere e granteve, duke drejtuar një portofolio prej 15 milionë dollarësh, për organizatën humanitare Care International – nuk pendohet për zgjedhjen e saj.

“Të jem e sinqertë, çdo njeri e ka atë adrenalinën kur gjendet në një situatë të tillë ekstreme. Por, unë e mendoj shpesh që edhe pse ka njëfarë rreziku, probabiliteti që vetë ti të dëmtohesh, është shumë i ulët ”, thotë Dea.

Ajo ndihet e sigurt nga vendndodhja e apartamentit të saj në lagjen diplomatike të Kievit, por edhe nga përvojat e saj paraprake të punës në Afganistan, Bangladesh dhe Irak.

Si e diplomuar e Universitetit Reading në Britani të Madhe në studimet për marrëdhënie ndërkombëtare, me master të fokusuar në të drejtat e njeriut dhe çështjet e sigurisë, karriera e ka përballur me situata që s’do t’i harrojë kurrë.

Shumë prej tyre janë të periudhës nga 23 shtatori i vitit 2022, kur Dea u shpërngul për herë të parë në Ukrainë. Fillimisht, ajo jetonte në Lviv, një qytet pranë kufirit me Poloninë. Dea thotë se lufta ndihej aty më pak sesa në Kiev.

Në ditët e para në Lviv, Dea ishte mahnitur nga bukuria e qytetit me rrugë të shtruara me kalldrëm, ndërtesat që, në shëtitjet e saj, Dea i identifikonte si të stilit italian, armen, austriak, etj. Ajo dëgjonte se si të rinj mblidheshin në rrugë për të kënduar – herë këngë në gjuhën angleze, herë në atë ukrainase.

Hera e parë kur ajo ishte përballur me realitetin e luftës në Ukrainë ndodhi dy muaj pas shpërnguljes atje.

“Pasi kaluam rreth dy orë në strehim, Lvivi humbi energjinë elektrike për shumë orë – më duket që prej orës 6 deri në 12. Ishte errësirë totale, temperaturat jashtë ishin në minus”, kujton Dea.

Edhe pse ishte errësirë, ftohtë dhe nuk punonin as kartelat bankare, Dea dhe koleget e saj nuk u dorëzuan. Ato shkuan në një hotel aty pranë dhe mblodhëm aq para sa kishin për ta festuar një sukses në punë.

Dea thotë se ka qenë e tillë që nga fëmijëria, duke tentuar ta gjejë anën pozitive në çdo gjë që ndodh. E rritur në Shqipërinë e regjimit komunist, ajo tregon se si gjithmonë ka dashur të lexojë gazeta për ta kuptuar se çfarë po ndodhte jashtë Shqipërisë së izoluar.

“Si fëmijë, isha kurioze për çkado që ishte e huaj. Babai im ka udhëtuar shumë dhe edhe gjyshi im e kishte kryer specializimin jashtë Shqipërisë, që nuk ishte e zakonshme për atë kohë. Të dy ata flisnin shumë gjuhë dhe kishim shumë libra. Unë e shikoja hartën e botës për të zbuluar vende dhe ëndërroja se ku do të shkoja”, tregon Dea.

Si folëse e shqipes, anglishtes, frëngjishtes, italishtes, rusishtes dhe spanjishtes, Dea s’e ka pasur problem udhëtimin në botë. Por, për të, udhëtimi s’ka qenë vetëm për qejf. Që prej vitit 2018, ajo ka punuar në vende të ndryshme të botës: në Afganistan, Bangladesh e Irak.

Largimi drejt Kabulit, në Afganistan, në vitin 2018 kishte ardhur pa shumë paralajmërim për të afërmit e Deas. Asaj i kishte mjaftuar të blinte disa veshje të përshtatshme për jetën në Afganistan për ta nisur këtë epokë të re të jetës së saj, jashtë Ballkanit.

“Nuk mund të flija atë ditë dhe mezi e prisja udhëtimin… ta shihja botën përmes kësaj pune ka qenë ëndrra ime më e madhe dhe gjithashtu një privilegj”, thotë Dea.

Puna nëpër organizata me misione humanitare ka bërë që Dea ta gjejë motivin te ndryshimi që shihte. Në Bangladesh, ajo kishte parë se si shoqëria po zhvillohej e jetesa po bëhej më e lehtë për banorët atje. Në Ukrainë, përmes fondeve që ajo ndan, organizatat vendëse ofrojnë mbështetje psikologjike për vajzat dhe gratë ukrainase.
Dea nuk e di se ku do ta çojë e ardhmja, por e di se kudo që të jetë, çfarëdo që të jetë duke bërë, do të ketë të bëjë diçka me njerëzit në nevojë për ndihmë.

“Ajo që ne kërkojmë të realizojmë është të ndryshojmë sisteme, kushte, ligje… Por, në fund të ditës, ajo që e bën interesante është kur ke mundësi për të takuar e për të folur me njerëz”, thotë Dea./REL

kiev tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet