LIVE UPDATES
Bota

Këshilli i BE-së publikon konkluzionet përfundimtare, asnjë shenjë për liberalizimin e vizave

Gazeta Express shkruan se qytetarët u zhgënjyen edhe njëherë, për të vazhduar pritjet e pafundme para ambasadave.

24 Qershor 2022, 17:50 Nga I.A
Këshilli i BE-së publikon konkluzionet përfundimtare, asnjë
Takimi i KE-s

BRUKSEL- Në takimin dy ditor të liderëve të 27 vendeve të BE-së në Bruksel, s’ka pasur asnjë rezultat konkret sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Gazeta Express shkruan se qytetarët u zhgënjyen edhe njëherë, për të vazhduar pritjet e pafundme para ambasadave.

Këshilli i BE-së që u mblodh dje e sot, ka publikuar konkluzionet përfundimtare nga takimi, kurse heqja e vizave s’përmendet askund. Ajo që thuhet për Kosovën në këtë dokument është urgjenca që Kosova dhe Serbia të bëjnë progres në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

“Këshilli Evropian ripohon urgjencën për të bërë përparim të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht Dialogu Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzione.

Pritjet që liberalizimi i vizave të diskutohet në takimin dy ditor të Këshillit të BE-së s'u realizua, madje çështja as nuk është përfshirë në konkluzionet përfundimtare të Këshillit. Heqja e vizave për Kosovën nuk u përmend as në konferencën e përbashkët të Presidentit të Këshillit të BE-së, Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kosova u përmend vetëm nga presidenti i Këshillit, Michel, në kontekstin e përkrahjes së dialogut Prishtinë – Beograd.

“Ne përkrahim konkluzionet nga Përfaqësuesi i Lartë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai kur foli për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kurse, Kryeministri holandez, Mark Rutte, shteti i të cilit është skeptik sa i përket heqjes së vizave, në takimin e parë të Këshillit dje, tha se Kosova ka shënuar progres por jo mjaftueshëm sa të ndodhë liberalizimi.

“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mbetet liderja e vetme evropiane që ka përmendur domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovë. Metsola para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe pas përfundimit të samitit ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen vizat.

“Pozicioni im gjatë samitit ka qenë i qartë, ne duam të shohim përparim në bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Unë gjithashtu përmenda qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky është shteti i vetëm në rajon që s’është akoma pjesë e zonës Schengen”, tha ajo.

Takimi tjetër i 27 liderëve të unionit sipas kalendarit të Këshillit të BE-së do të zhvillohet më 20 dhe 21 tetor 2022. Franca ka udhëhequr presidencën e Këshillit të BE-së nga 1 janari 2022 dhe do ta përfundojë atë më 30 qershor 2022 për ta dorëzuar te Çekia nga 1 korriku.

liberalizimi i vizave ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj