LIVE UPDATES
Bota

Kështjella historike e Hillsborough-ut do të mirëpresë takimin ndërkombëtar të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor

Qeveria britanike po vendos pajtimin e qëndrueshëm mes fqinjëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të diskutimeve, ndërsa rajoni përballet me kërcënime në rritje nga paqëndrueshmëria, korrupsioni dhe bandat kriminale, që vendos në rrezik sigurinë dhe rritjen e MB-së.

8 Gusht 2025, 13:06 Nga DOSJA
Kështjella historike e Hillsborough-ut do të mirëpresë
Kështjella

IRLANDA E VERIUT- Kështjella historike e Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut do të shërbejë si skenë për një takim të ministrave të jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor më vonë këtë vit. Qeveria britanike po vendos pajtimin e qëndrueshëm mes fqinjëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të diskutimeve, ndërsa rajoni përballet me kërcënime në rritje nga paqëndrueshmëria, korrupsioni dhe bandat kriminale, që vendos në rrezik sigurinë dhe rritjen e MB-së.

Ministri i Jashtëm Britanik, David Lammy do të mirëpresë mbi 15 ministra evropianë në Belfast më 8 tetor, për të udhëhequr bisedimet për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sigurinë kolektive të Evropës dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe bandat e trafikimit të njerëzve.

Vendndodhja në County Down ka qenë pritëse e momenteve jetike në politikën e MB-së dhe të Irlandës, duke përfshirë negociatat intensive që shpëtuan bisedimet e paqes nga dështimi, duke zgjidhur dekada ndarjeje mes komuniteteve të Irlandës së Veriut dhe duke hapur rrugën për Marrëveshjen e të Premtes së Mirë së Belfastit (Belfast Good Friday Agreement), të nënshkruar në 1998 nën qeverinë e fundit të Partisë së Punës (Labour Party).

"Kështjella e Hillsborough-ut është një kujtues prekës i fuqisë së diplomacisë për të transformuar konfliktin dhe ndarjen në paqe dhe bashkëpunim afatgjatë. Duke shfrytëzuar përvojën e Irlandës së Veriut, shpresojmë të mbështesim partnerët në Ballkanin Perëndimor për të kapërcyer sfidat e së kaluarës nëpërmjet pajtimit kuptimplotë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatshme. Si pjesë e Planit për Ndryshim, kjo qeveri është e angazhuar për forcimin e partneriteteve me Evropën, duke siguruar baza të forta stabiliteti ekonomik, kufij të sigurt dhe siguri kombëtare", thotë Ministri i Jashtëm britanik David Lammy.

"Përvoja e Irlandës së Veriut për sigurim të paqes nëpërmjet Marrëveshjes të së Premtes së Mirë pas dekadash konflikti ka dhënë një shembull të fuqishëm pajtimi për botën. Kjo ofron një trashëgimi shprese si dhe përvojë praktike që besoj se do të jetë e paçmueshme për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor ndërsa udhëtojnë në një rrugë të ngjashme drejt paqes dhe prosperitetit. Si forum kohëgjatë për ndërtimin e paqes dhe politikës, është e përshtatshme që Kështjella e Hillsborough-ut është zgjedhur për të pritur këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare", thotë Sekretarja e Shtetit për Irlandën e Veriut Hilary Benn.

"Për shekuj, Kështjella e Hillsborough-ut ka qenë një vend ku njerëzit vijnë së bashku për të formësuar një të ardhme të përbashkët. Kështjella qëndron si një dëshmi e gjallë e fuqisë së dialogut dhe pajtimit në një vend ku paqja është fituar me mundim. Shpresojmë se do të sigurojë një ambient frymëzues për takimin dhe presim me padurim vizitën e ministrave këtë vjeshtë", thotë Laura McCorry, Drejtoresha e Kështjellës së Hillsborough-ut .

Mbretëria e Bashkuar ka një rol të gjatë dhe një trashëgimi të rëndësishme në promovimin e sigurisë në rajon, përfshirë në Kosovë, ku ka pasur prezencë të vazhdueshme nëpërmjet misionit KFOR të NATO-s që prej 1999-ës. Që prej zgjedhjeve vitin e kaluar, MB ka intensifikuar angazhimin me vendet e Ballkanit Perëndimor për të zbatuar Planin për Ndryshim, duke përfshirë shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës së njerëzve që shfrytëzojnë rajonin si një derë hyrjeje drejt Evropës. Vetëm në 2024, mbi 55,000 persona janë trafikuar në vende të tjera përgjatë rrugëve nëpër Ballkanin Perëndimor.

Qeveria britanike po ndërmerr hapa praktikë për të bërë ndryshim, duke përfshirë një marrëveshje të përbashkët mbi krimin e organizuar të emigracionit të nënshkruar me Serbinë gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm britanik në rajon në prill, kur ai vizitoi edhe Kosovën. Në maj, ai vizitoi Bosnjë-Hercegovinën mes paqëndrueshmërisë politike në vend, pjesë e aktivitetit dhe angazhimit të shtuar të MB-së në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, Kryeministri britanik ka zgjeruar dhe Grupin e Përbashkët të Punës për Migracion me Shqipërinë dhe Kosovën, për të përfshirë Maqedoninë e Veriut. Grupi i punës bashkon specialistë nga vendet e përfshira për të projektuar dhe zbatuar operacione për të zbuluar, parandaluar dhe menaxhuar migracionin e paligjshëm.

Muajin e kaluar, Qeveria britanike lançoi regjimin e parë në botë të sanksioneve që synon migracionin e parregullt dhe kriminelët trafikues – duke përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor – duke goditur drejtpërdrejt rrjetet e neveritshme që përfitojnë nga mjerimi njerëzor. Takimi i Ministrit të Jashtëm britanik është pjesë e kryesimit të MB-së në Procesin e Berlinit 2025: forumi kryesor ndërkombëtar i nisur nga Gjermania që bashkon të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë me kombet partnere evropiane, për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

kështjella historike e hillsborough-ut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet