LIVE UPDATES
Bota

“Kështu nuk ka qenë kurrë”/ Brezovica thuajse pa borë

Turistët që e vizitojnë rregullisht këtë qendër skijimi në Malin e Sharrit pajtohen, megjithëse thonë se Brezovica i ka hijeshitë e saj edhe pa borë.

16 Janar 2023, 22:52 Nga k.m.
“Kështu nuk ka qenë kurrë”/ Brezovica thuajse pa
Foto ilustruese

Në Brezovicë nuk mbahet mend një sezon kaq i keq, thonë biznesmenë dhe prodhues lokalë. Për shkak të sasisë së pamjaftueshme të borës, sezoni pothuajse ka dështuar dhe humbjet financiare janë të mëdha, thonë ata. Turistët që e vizitojnë rregullisht këtë qendër skijimi në Malin e Sharrit pajtohen, megjithëse thonë se Brezovica i ka hijeshitë e saj edhe pa borë.

Brezovica gjendet në qytetin me të njëjtin emër në territorin e Komunës së Shtërpcës - rreth 80 kilometra nga Prishtina. Konsiderohet si një nga qendrat më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit. Këtë vit, sezoni i skijimit atje nuk ka filluar ende, për shkak se nuk ka borë të mjaftueshme. Sllavisha Janiqeviq, i cili ka dyzet vjet që punon në qendrën e skijimit në Brezovicë, nuk e kujton këtë lloj sezoni në janar. Thotë se nuk mban mend as numër kaq të vogël turistësh - gjë të cilën e lidh me mungesën e borës.

“Më kujtohet që dikur ka pasur deri në tri metra borë, ndërsa aktualisht ka 15 deri në 20 centimetra. Prandaj nuk lejohet skijimi”,- thotë Janiqeviq për Radion Evropa e Lirë. Qendra e skijimit në Brezovicë ka nëntë teleferikë për të njëjtin numër të pistave të skijimit - më e gjata prej të cilave është 3.500 metra.

Por, në kushtet aktuale, Brezovica mund të shfrytëzohet vetëm për shëtitje.

“Është vërtet bukur, por pa borë”

Remzi Gashi nga Prizreni e kaloi fundjavën në Brezovicë, ndonëse e dinte se, gjatë kësaj periudhe, nuk do të mund të skijonte, ashtu sikurse viteve të kaluara.

“Ka më pak borë, por mua më pëlqen këtu edhe kështu. Siç duket, edhe ne duhet të përballemi me ndryshimet klimatike,”- thotë Gashi.

Përveç tij, më 14 dhe 15 janar në Brezovicë qëndruan rreth 1.000 adhurues të sporteve të bardha, e mes tyre edhe Ela nga Durrësi - qytet bregdetar në veri të Shqipërisë. Ajo shpresonte se do të gjente borë, por thotë se Brezovica është e bukur edhe pa të.

“Do të vijmë sërish kur të ketë më shumë borë”, thotë ajo.

Ngjashëm për Brezovicën flet edhe Marku nga SHBA-ja, i cili thotë se ka miq në Kosovë dhe se i viziton rregullisht.

“Këtu [në Brezovicë] jam për herë të parë dhe është vërtet bukur. Bora nuk është e mjaftueshme, por kjo bukuri mund ta kompensojë”, thotë ai.

A ka dështuar sezoni dimëror?

Nga Administrata e Qendrës së Skijimit në Brezovicë thonë se të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit dimëror kanë përfunduar me kohë, në fund të muajit nëntor. Ata shtojnë se për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, sezoni është “çrregulluar”, por ende shpresojnë që të mos dështojë.

“Po të kishim topa bore, gjithçka do të ishte ndryshe. Ne krijuam një plan të ri biznesi, por do të shohim se si do të shkojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Lubisha Stojanoviq, menaxher i Qendrës së Skijimit Brezovica.

Komuna e Shtërpcës, në territorin e së cilës gjendet Brezovica, është multietnike, kështu që në qendrën e skijimit punojnë edhe serbë, edhe shqiptarë. Ata pajtohen se nuk mbajnë mend një sezon kaq të keq.

“Ky sezon është më i dobët deri në 70 për qind sa u përket të ardhurave në industrinë e hotelerisë. Kështu nuk ka qenë kurrë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Luli Zhubi, i cili punon atje tash e tridhjetë vjet.

Humbjet nga mungesa e borës

Dane ka një kompani që ofron me qira makina për borë. Ai ka të punësuar rreth njëzet punëtorë, por për shkak të sezonit të keq, gjysmën e tyre nuk ka arritur t’i angazhojë këtë vit.

“Nuk kemi para për të paguar as shpenzimet elementare. Do të ishte ideale sikur të binte së paku një metër borë dhe turistët të ktheheshin - gjë që është e pamundur”, thotë ai.

Ngjashëm shprehet edhe Blerim Islami, i cili ofron me qira pajisje skijimi.

“Ka pak vizitorë, prandaj ka shumë pak të interesuar për pajisjet që unë i ofroj. Nuk mbahet mend kaq pak borë këtu, në rreth 1.700 metra mbi nivelin e detit”, thotë Islami.

Edhe Sreqko Stanishiç ka rreth 20 vjet që ofron pajisje për skijim për turistët. Ai shpreson se do të ketë borë dhe se, edhe këtë vit, do të vijnë mysafirë nga vendet e rajonit. Ai veçon turistët nga pjesa bregdetare e Shqipërisë që, siç thotë, janë “konsumatorë jashtëzakonisht të mirë”.

“Ata fitojnë para gjatë sezonit të verës dhe i ruajnë për dimër. Sillemi në një rreth të tillë”, thotë Stanishiç.

Në rrezik janë edhe fermerët...

Fshatarët nga territori i Komunës së Shtërpcës, të cilët gjenden afër Brezovicës, merren kryesisht me prodhimin e frutave, perimeve apo produkteve të qumështit, të cilat më pas ua shesin turistëve.

“Për vite me radhë kemi shitur djathin e njohur të Sharrit, qumështin, mjedrat dhe lëngje të ndryshme. Këtë vit, shitja ka rënë në minimum. Është një humbje e madhe për ne”, thotë Sara Iviç për Radion Evropa e Lirë.

“Deri para pak kohësh kam pasur rreth 200 dele, rreth 20 krerë bagëti, derra, dhi... Shisja djathë dhe mish, sidomos gjatë stinës së dimrit. Tani kohët janë të tilla që nuk kam më asnjë kokë bagëti”, thotë Sllavisha Janiqeviç, punonjës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Kosova ka pesë rajone turistike: Alpet shqiptare, rajoni i Sharrit, i Anamoravës, i Mitrovicës dhe i Shalës së Bajgorës. Përveç tyre, në Kosovë ekziston edhe një rajon qendror që përfshin kryeqytetin - Prishtinën. Kosova ka edhe atraksione dhe destinacione të tjera turistike, si burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvara e Mirushes dhe shpella të shumta. Ndër burimet e njohura termike janë banjat në Kllokot dhe Pejë./REL

brezovica

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet