LIVE UPDATES
Bota

Kievi dhe Perëndimi bashkohen për t’i çuar “mesazh të qartë” Rusisë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, si dhe ai i Belgjikës, Alexander De Croo, udhëtuan me tren nga Polonia drejt Kievit së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të shtunën.

25 Shkurt 2024, 08:13 Nga I.A
Kievi dhe Perëndimi bashkohen për t’i çuar “mesazh
Lideret

TIRANË- Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe liderë të tjerë perëndimorë, si dhe personalitete mbërritën në Kiev të shtunën herët, të etur për ta përçuar një mesazh sfidues në përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha bashkatdhetarëve të vet përmes një videoje nga një aeroport i Kievit, i cili ishte skenë e luftimeve të ashpra në fillimit të pushtimit, se dy vjet luftime të vështira nënkuptojnë se “ne jemi edhe 730 ditë larg fitores”.

“Dy vjet më parë, ne e takuam këtu një forcë zbarkuese armike dhe [iu përgjigjëm] me zjarr”, tha Zelensky, para se të shtonte duke iu referuar vizitës së shumë liderëve të huaj në Ukrainë për ta shënuar dyvjetorin se “dy vjet më vonë, ne i takojmë këtu miqtë dhe partnerët tanë”.

Ai theksoi se është e rëndësishme që lufta të përfundojë “sipas kushteve tona”.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, si dhe ai i Belgjikës, Alexander De Croo, udhëtuan me tren nga Polonia drejt Kievit së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të shtunën.

Qëllimi i pranisë së tyre në Ukrainë është të theksohet përkushtimi i Perëndimit për ta ndihmuar Ukrainën, e cila është duke vuajtur nga mungesa në rritje e furnizimit ushtarak, gjë që është duke pasur ndikimin në fushëbetejë, ku Moska po arrin të fitojë territor.

Von der Leyen shkroi në rrjetin social X se ajo shkoi në Kiev “për ta festuar qëndresën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”.

“Më shumë se kurrë më parë, ne qëndrojnë fuqishëm pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa ky vend të jetë i lirë përfundimisht”, shtoi ajo.

Para mbërritjes në Ukrainë, Trudeau shkroi në X se Kanadaja dhe aleatët “i dërgojnë mesazh të qartë [Rusisë]: Ukraina nuk do të mposhtet në luftën e jashtëligjshme të Putinit”. Liderët perëndimorë i kanë dërguar mesazhe të shumta mbështetëse Ukrainës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e lartësoi vendosmërinë e ukrainasve dhe tha se “një koalicion i paparë global i përbërë nga 50 vende në mbështetje të Ukrainës, i udhëhequr nga SHBA-ja, mbetet i përkushtuar për t’i dhënë ndihmë jetike Ukrainës dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”.

Kryeministri i porsazgjedhur i Polonisë, Donlad Tusk, tha: “Dy vjet të heroizmit ukrainas. Dy vjet të barbarizmit rus. Dy vjet turpi për ata që rrinë indiferent”.

Maia Sandu, presidentja e fqinjit të Ukrainës, Moldavisë, ku ka shqetësime të mëdha dhe nga ku ka refuzuar të largohet një kontingjent i trupave ruse, i falënderoi ukrainasit “për luftën e tyre të palodhshme për liri dhe për mbrojtjen e paqes edhe në Moldavi”.

“Në këto dy vjet, bota e lirë ka treguar solidaritet të paparë, dhe derisa lufta vazhdon, mbështetja jonë duket të vazhdojë të jetë e fuqishme”, shkroi ajo në rrjetin social X.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, tha: “Ne duhet ta ripërtërijmë vendosmërinë tonë... në këtë përvjetor të zymtë. Kjo është koha për të treguar se tirania nuk do të fitojë kurrë dhe për të thënë përsëri se ne do t’i qëndrojmë përkrah Ukrainës sot dhe në të ardhmen”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një deklaratë për të shënuar përvjetorin, tha se duke e sulmuar Ukrainën, Rusia "po e shkatërron gjithashtu paqen në Evropë". Ai u bëri thirrje gjermanëve dhe të gjithë evropianëve që "të bëjnë edhe më shumë, në mënyrë që ne të mund të mbrohemi në mënyrë efektive".

Meloni dhe Trudeau pritet të nënshkruajnë pakte të sigurisë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër në Kiev, në përputhje me marrëveshjet e arritura së fundmi me Francën dhe Gjermaninë, të cilat kapin vlerën e miliarda dollarëve.

Megjithatë, pakoja me ndihmë prej 61 miliardë dollarë nga presidenti amerikan, Joe Biden, është duke u bllokuar nga republikanët në Kongresin amerikan, duke i zbehur shpresat e Kievit për ta zmbrapsur një ushtri ruse shumë më të madhe, më të mirë dhe të furnizuar më mirë.

Kur tanket dhe këmbësoria ruse u futën matanë kufirit para agimit më 24 shkurt 2022, 40 milionë banorët e Ukrainës i tejkaluan pritjet – si dhe planin më të mirë të Kremlinit – duke u mbajtur fort dhe duke e shmangur disfatën që shumë njerëz e prisnin.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan për runde të reja të qindra sanksioneve kundër Rusisë dhe zyrtarëve përgjegjës për luftën.

Ukrainasit kanë luftuar ashpër preje se Rusia e filloi pushtimin me qindra mijëra trupave më 24 shkurt 2022, pasi presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të hidhte dyshime mbi kombësinë ukrainase dhe përfundimisht tha se qëllimi i Moskës ishte "denazifikimi" dhe çmilitarizimi i Qeverisë së Ukrainës.

Por ishte gjithashtu kulmi i një grabitjeje toke që kishte filluar tetë vjet më parë në vitin 2014, kur Rusia pushtoi fshehurazi dhe më pas aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe filloi t’i mbështesë shumë separatistët e armatosur ukrainas në Ukrainën lindore.

Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të mbështetur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Bashkimi Evropian arriti të kalojë paketën e tij të ndihmës prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën në fillim të këtij muaji, pavarësisht hezitimit nga Hungaria dhe fjalëve për lodhjen e Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha në një deklaratë të regjistruar për përvjetorin se "situata në fushën e betejës mbetet jashtëzakonisht serioze" dhe "qëllimi i presidentit Putin për ta mbizotëruar Ukrainën nuk ka ndryshuar dhe nuk ka indikacione se ai po përgatitet për paqen. Por, ne nuk duhet ta humbim shpresën”.

Në fillim të kësaj jave, Stoltenberg i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se aleanca është një përparësi që as Rusia dhe as Kina nuk mund ta kenë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 shkurt, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se "qëllimi i Rusisë është të shkatërrojë Ukrainën dhe ata janë mjaft të hapur për këtë", duke shtuar se "arsyeja e vetme për këtë luftë ka qenë dhe mbetet që Rusia t’ia mohojë Ukrainës të drejtën për të ekzistuar, si dhe pushtimi i vazhdueshëm kolonial i saj."

Forcat ruse javën e kaluar pushtuan qytetin kryesisht të shkatërruar lindor të Avdivka, ndërsa trupat e mbetura ukrainase u tërhoqën për shkak të mungesës së municionit dhe armëve, duke ia mundësuar Moskës të fitojë territor të rëndësishëm pas gati një viti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

Në një intervistë për televizionin konservator Fox Neës më 22 shkurt, dy ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia – Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

Marrë nga REL

be lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen