17 Gusht 2022, 21:55
Nga e.k
Pjesëtarë të ushtrisë kineze
KINË- Pekini ka thënë se do të dërgojë një kontigjent të trupave ushtarake në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.
Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë më 17 gusht se pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale në rajon dhe botë”.
Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve të cilat udhëhiqen nga Rusia janë mbajtur edhe në të kaluarën.
“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.
Kina është në mesin e shteteve që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për sulmin e paprovokuar të Moskës në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë homologut të tij kinez muajin e kaluar se nuk pranon pretendimet e Kinës se është neutrale në konfliktin në Ukrainë.
Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni “është i shqetësuar për përafrimin e Kinës me Rusinë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL
kine rusi
Bota
17 Gusht 2022, 21:38
e.k
Zporizhzhia, Ukrainë
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas dhe ata të vendosur nga Rusia kanë raportuar për bombardime pranë t...
Bota
17 Gusht 2022, 21:42
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa çmimet e gazit natyror në SHBA rriten në nivelin më të lartë të 14 viteve, kriza e g...
Bota
17 Gusht 2022, 21:30
I.A
Gabriel Escobar
BRUKSEL- I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë disa deklarata rreth dialog...
Bota
17 Gusht 2022, 21:27
I.A
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së mërkurës me të dër...
Bota
17 Gusht 2022, 21:17
I.A
Vaksina
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të mërkurën se vaksina kundër lis&eum...
Bota
17 Gusht 2022, 20:55
I.A
Liqeni Garda
ITALI- Liqeni Garda, liqeni më i madh i Italisë dhe destinacioni kryesor turistik, si dhe shumë liqene dhe lumenj në veri ...
Bota
17 Gusht 2022, 21:01
e.k
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price
SHBA- Që nga evakuimi i dhjetëra mijëra aleatëve afganë pa...
Bota
17 Gusht 2022, 20:56
e.k
Një gazsjellës në Rusi
RUSI- Rusia parashikon që të hyrat nga eksporti i energjisë t'i rriten këtë vit pë...
Bota
17 Gusht 2022, 20:34
I.A
Afganistan
AFGANISTAN- Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul. BBC shkruan se shpërthimi me...
Bota
17 Gusht 2022, 19:35
e.k
Liz Cheney
SHBA- Përfaqësuesja republikane amerikane Liz Cheney u zotua se do të bënte gjithçka për të mbajtur D...