31 Tetor 2022, 15:07
Nga d.a.
Foto ilustruese
NORVEGJI- Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e martë, deklaroi kryeministri norvegjez, teksa ky shtet po rrit sigurinë në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Norvegjia tani është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke dërguar rreth çerekun e furnizimeve në BE, pasi Rusia ndaloi dërgesat.
“Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada”, tha më 31 tetor kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere.
“Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, shtoi ai.
Forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje, dhe Garda e Brendshme, që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.
Ndërkaq, forcat e armatosura norvegjeze kanë anuluar stërvitjet me Shtetet e Bashkuara me avionët luftarakë F35, duke preferuar që këta avionë të mbesin në Norvegji, tha kreu i forcave të armatosura, gjenerali Eirik Kristoffersen.
“Ne presim që kjo situatë të zgjasë të paktën një vit”, tha Kristoffersen.
Norvegjia më herët kishte dislokuar forcat e saj në platformat e gazit që ka në det, pasi u zbuluan rrjedhje në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1 dhe 2.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe së fundmi është përballur me humbje të territorit pas nisjes së një kundërofensive nga forcat e Kievit./REL/
eirik kristoffersen jonas gahr stoere
Bota
31 Tetor 2022, 14:54
d.a.
ministria ruse
RUSI- Ministria e Jashtme ruse ka ftuar në bisedë ambasadorin holandez në shenjë proteste për atë që pret...
Bota
31 Tetor 2022, 14:27
d.a.
Selimi dhe Krasniqi
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 27 tetor 2022 ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgi...
Bota
31 Tetor 2022, 14:15
d.a.
Truss
BRITANI- Kremlini mohoi sot një raport nga një gazetë britanike se agjentët rusë kishin përgjuar telefonin celular...
Bota
31 Tetor 2022, 14:02
d.a.
Zjarri
BRITANI- Banorët e Doverit janë "të tmerruar" pas një sulmi me zjarr në një qendër emigrantësh të Forca...
Bota
31 Tetor 2022, 13:51
d.a.
Putin
Nga Hans Binnendijk, Alexander Vershbow & Julian Lindley-French nga Atlanticcouncil
Përshkallëzimi është një gur themel...
Bota
31 Tetor 2022, 12:43
d.a.
Berlusconi
ITALI- Kreu i partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi ka folur rreth luftën në Ukrainë ku u shpreh se nj&...
Bota
31 Tetor 2022, 12:25
d.a.
ushtar rus
RUSI- Mijëra ushtarë rusë të sapomobilizuar për të luftuar në vijën e frontit të luftës në...
Bota
31 Tetor 2022, 12:12
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se vendimi i kr...
Bota
31 Tetor 2022, 11:55
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Studentët e Universitetit Islamik Azad të Shirazit këndojnë dhe akuzojnë liderin suprem të regjimit Al...
Bota
31 Tetor 2022, 11:53
d.a.
foto ilustruese
GREQI- Nja shpërndarës pice, në zonën e Refugjatëve të Patrës, kur mbërriti në vendin ku ...