LIVE UPDATES
Bota

KLSH-së nuk i dalin llogaritë; Në thesarin e qeverisë janë gjetur 260 mln euro më shumë shpenzime se buxheti faktik 2022

Për rrjedhojë deficiti buxhetor sipas thesarit është më i lartë se ai që Ministria e Financave ka raportuar në treguesit final të realizimit të buxhetit 2022.

14 Dhjetor 2023, 07:31 Nga I.A
KLSH-së nuk i dalin llogaritë; Në thesarin e qeverisë
Foto Ilustruese

TIRANË- Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë miratuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se shpenzimet totale buxhetore ishin 667,1 miliardë lekë, por nga verifikimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka bërë sistemit të thesarit ka gjetur se, fatura reale e shpenzimeve regjistruar ishte 696,8 miliardë lekë ose 26,8 miliardë lekë (260 mln euro) më shumë se në tabelat e buxhetit faktik.

Për rrjedhojë deficiti buxhetor sipas thesarit është më i lartë se ai që Ministria e Financave ka raportuar në treguesit final të realizimit të buxhetit 2022. Sipas buxhetit faktik deficiti buxhetor në vitin 2022 u mbyll në -83,8 miliardë lekë, por në llogarinë e thesarit deficiti buxhetor rezulton -159,9 miliardë.

Inspektorët e KLSH -së gjatë auditimit kanë krahasuar planin e buxhetit miratuar me Aktin Normativ nr.19 i fundit me (29/12/2022), si dhe planin operativ me planin e hedhur në SIFQ (sistemin e thesarit) për zërat sipas treguesve fiskal.

Nga krahasimi i të dhënave, KLSH ka evidentuar se, nga plani i buxhetit i miratuar në fund të vitit konstatohet se ka diferenca të shumta me planin e ngarkuar në SIFQ (thesar) nga strukturat përkatëse sipas rastit. KLSH vëren se, raportet e ndërtuara dhe ofruara nga thesari për qëllime të planifikimit buxhetor nuk përdoren nga Drejtoria e Buxhetit si një mënyrë për të kontrolluar saktësinë e detajimit të buxhetit fillestar dhe më pas atij operativ, mundësi këto që sistemi SIFQ ofron për të bërë të gjithë kontrollet e mundshme të regjistrimeve e deri te analizat e nevojshme për monitorimin e zbatimit të buxhetit.

Nga auditimi i planit të buxhetit të miratuar me Aktin Normativ nr. 19, datë 29.12.2022 dhe planit operativ sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit me planin e hedhur në SIFQ për zërat sipas treguesve fiskal janë konstatuar diferenca në pothuajse të gjithë zërat e shpenzimeve në rreth 26.8 miliardë lekë (shiko tabelën e mëposhtme).

“Diferencat e evidentuara në tabelën fiskale të gjeneruar nga SIFQ me atë të miratuar në ligj janë një tregues që raportet dhe formatet e standardizuara për ngarkimin e çeljeve apo detajimin buxhetor nuk kanë garantuar saktësinë e të dhënave” thuhet në raport.

Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave ka dhënë disa shpjegime në KLSH në lidhje me këto diferenca të cilat nuk janë pranuar nga ekspertët e KLSH të cilët kishin siguruar të dhënat si nga thesari dhe Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave.

KLSH raportoi se nga auditimi në Ministrinë e Financave rezultuan parregullsi në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keq- klasifikimin e investimeve, marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura.

Marrë nga Monitor.al

klsh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet