LIVE UPDATES
Bota

Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër, shpëtuam 15 policë të Kosovës

Gjatë intervistës së tij komandi sqaroi se situata edhe pse duket e qetë është shumë e paqëndrueshme dhe theksoi se tensionet nuk kanë të bëjnë më me vlerësimin ushtarak, por sipas tij për de-përshkallëzimin e situatës duhet vullnet politik i të dyja palëve.

21 Qershor 2023, 11:50 Nga f.i
Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër,
Angelo Michele Ristuccia

KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri “u shmang një masakër”, pas përshkallëzimit të situatës në 29 maj.

‘Ne arritëm të shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë’, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI.

Gjatë intervistës së tij komandi sqaroi se situata edhe pse duket e qetë është shumë e paqëndrueshme dhe theksoi se tensionet nuk kanë të bëjnë më me vlerësimin ushtarak, por sipas tij për de-përshkallëzimin e situatës duhet vullnet politik i të dyja palëve.

"Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”,- tha Ristuccia.

"Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësore. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete ofendimi deri në kufirin vdekjeprurës”,-tha Ristuccia.

Aktualisht “situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme. Hera e fundit që kanë ndodhur incidente të tilla ishte në vitin 2004. Prandaj, në të kaluarën janë arritur shumë rezultate pozitive, dhe fakti se numri i trupave të KFOR-it ka rënë në mënyrë drastike nga viti 1999 deri në vitin 2023 tregon qartë se janë arritur shumë rezultate. Megjithatë, për fat të keq, dinamika aktuale na bën shumë, shumë të shqetësuar për këto rezultate. Ne kemi nevojë që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci”, saktësoi Ristuccia.

Vendimi për rritjen e trupave të NATO-s në Kosovë, Ristuccia tha se u mbështet në “një vlerësim ushtarak”, përveçse politik. Në fakt e vetmja rrugë mbetet ajo politike, tha Ristuccia.

“E vetmja mënyrë për të de-përshkallëzuar varet nga vullneti politik i të dyja palëve. Nga pikëpamja ushtarake, puna jonë është të krijojmë hapësirë ​​për negociatorët nga të dyja palët dhe për të gjithë të përfshirët në procesin e paqes, që ata të kthehen në dialog… Të promovojë zgjidhje paqësore. Pra zgjidhje tjetër në këtë moment nuk ka. Sepse e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës është vendimi politik, i cili bazohet në vullnetin e të dyja palëve për normalizimin e situatës, por para së gjithash për zbutjen e tensioneve. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja, etnia, prejardhja, kultura e tyre kanë nevojë që situata të mos përkeqësohet më tej. Unë mendoj se 99.9% e njerëzve këtu në Kosovë duan të jetojnë në paqe. Dhe mendoj se është gjithashtu në interes të të dyja palëve për të zgjidhur situatën. Kjo është arsyeja pse unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që ta shmangin çdo retorikë të panevojshme dhe t’i adresojnë këto sfida në tryezën e negociatave, e cila është e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën. Kjo nuk i sjell dobi askujt”, shtoi ai.

Kur ka tension, ai tha se “të interesuarit për të krijuar kaos shfrytëzojnë çdo lloj situatë. Por, shtoi trupat e KFOR janë gati këtu për ta shmangur përplasjet dhe të gjithë janë plotësisht të përkushtuar që situata të mos përshkallëzohet.

“Problemet me të cilat përballemi këtu lidhen më shumë me dinamikën e brendshme sesa me dinamikën e jashtme. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se gjithçka që po ndodh këtu lidhet me llojin e marrëdhënieve midis dy palëve që duhet të normalizohen. Askush nuk mund t’i zgjedhë fqinjët, por duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për të jetuar në paqe me fqinjët, është një çështje politike, një problem politik”, nënvizoi sërish komandanti i KFOR-it.

Në fund, ai tha se Evropa s’ka nevojë për kriza të reja, sidomos tani.

“Është e natyrshme që në Europë nuk kemi nevojë për kriza të tjera përveç asaj vërtet të vështirë me të cilën po përballet bota dhe që ka pasur efektet e saj 360 gradë në të gjitha fushat, nga ekonomia, siguria, deri te marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në Ukrainë, një Kosovë të qëndrushme dhe një zonë të qendrushme ballkanike janë në interesin e të gjithëve në Europë, veçanërisht në një kohë si kjo”, përfundoi Ristuccia.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet