LIVE UPDATES
Bota

Çfarë përmban? Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut

Dokumenti i miratuar do të duhej të kontribuojë në procesin e reformave të brendshme të BE-së, në mënyrë që ajo të jetë me kohë e gatshme për pranimin e anëtarëve të ri.

20 Mars 2024, 19:30 Nga r.ll
Çfarë përmban? Komisioni Evropian miraton planin e reformave
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një dokument për reformat brenda Bashkimit Evropian (BE) para zgjerimit të bllokut 27-anëtarësh. Vendet anëtare u pajtuan që BE-ja të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar. Në këtë plan, të publikuar pas takimit të Kolegjit të Komisionarëve, përfshihen edhe propozimet për integrim gradual të vendeve të ardhshme anëtare, para se ato të bëhen edhe formalisht vende anëtare të bllokut.

Dokumenti i miratuar do të duhej të kontribuojë në procesin e reformave të brendshme të BE-së, në mënyrë që ajo të jetë me kohë e gatshme për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo, sipas BE-së, duhet të shkoj paralelisht me përgatitjen e vendeve kandidate për t’u bërë anëtare. Dokumenti i Komisionit Evropian analizon edhe implikimet që zgjerimi i ardhshëm i bllokut mund t’i ketë në fushat kryesore politike të saj, prej politikës së përbashkët të jashtme të BE-së, vlerave të përbashkëta, ndryshimeve klimatike, procesit të miratimit të vendimeve, tregut të përbashkët, e deri te buxheti i BE-së.

“BE duhet të thellohet para se të zgjerohet. Duhet të nisim të bëhemi gati për unionin e së ardhmes dhe të shfrytëzojmë zgjerimin si katalizatorë të progresit. E gjithë Evropa ka përfituar nga zgjerimi. Me të BE-ja është bërë tregu më i madh i integruar në botë. Kjo ka hapur kanalet tregtare dhe financiare të cilat kanë siguruar rritje ekonomike si në BE, ashtu edhe në vendet në procesin e zgjerimit. Kjo ka forcuar edhe peshën globale të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

Bashkimi Evropian sot ka 27 vende anëtare, ndërsa plani i reformave të brendshme synon ta përgatis për më shumë se 30 vende anëtare në të ardhmen. Para saktësisht 20 vitesh, më 1 maj të vitit 2004, BE-ja ishte zgjeruar përnjëherë me 10 vende të reja anëtare në valën më të madhe të zgjerimit në histori. Një vit e gjysmë më vonë në BE u pranuan edhe Bullgaria dhe Rumania, ndërsa më 1 korrik të vitit 2013 edhe Kroacia. Por, ndërkohë nga BE-ja është larguar Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë moment në procesin e zgjerimit janë 10 vende. Ato janë gjashtë vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimorë - Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Kosova, pastaj Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Nëntë prej tyre kanë edhe statusin e vendit kandidatë, ndërsa Kosova mbetet i vetmi vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe nuk e ka një status të tillë. KE-ja kërkon në dokumentin e saj që vendet të cilat e synojnë anëtarësimi në BE, para se të realizojnë atë qëllim, t’i zgjidhin problemet bilaterale që kanë me fqinjët, sepse BE-ja nuk dëshiron të importojë probleme të tilla të pazgjidhura. Qasja e bazuar në meritat individuale dhe në raportet e mira ndërfqinjësore do të mbeten kushte kyçe në procesin e zgjerimit.

“Duhet të vendosën aranzhime të posaçme dhe obligime të pa diskutueshme për t’u siguruar që vendet e ardhshme anëtare të mos jenë në pozitë të bllokojnë anëtarësimin e vendeve të tjera”, thuhet në këtë dokument.

KE-ja kërkon gjithashtu që vendet e ardhshme anëtare t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e BE-së. Kjo, sipas Komisionit Evropian, do të dëshmojë më së miri se këto vende janë të përkushtuar fuqishëm për t’i pranuar dhe promovuar vlerat e përbashkëta mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Kjo vlen edhe për mbështetjen e masave kufizuese ndaj vendeve të treta.

“Përderisa disa vende kandidate dhe kandidatë potencialë me përkushtim mbajnë përshtatjen e plotë që tash, rezultatet tek disa të tjera duhet të përmirësohen si prioritet, posaçërisht kur është fjala për Rusinë dhe Bjellorusinë. Përshtatja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë është një sinjal përmbajtjesor i përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta dhe orientimit strategjik në kontekstin gjeopolitik”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian.

Deri tash Serbia dhe Turqia janë të vetmet vende nga procesi i zgjerimit të cilat nuk i kanë mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, përkundër thirrjeve të përsëritura të bllokut që ta bëjnë këtë. Në dokument Komisioni Evropian përmenden në disa raste përfitimet nga zgjerimi i ardhshëm, për të cilin ajo e pranona se do të ketë edhe pasoja dhe do të jetë sfidë për BE-në në aspektin financiar por edhe politik. Komisioni konstaton se ndikimi i zgjerimit në barrën financiare të BE-së duhet të adresohet kur të jetë më e qartë se në cilin afat kohor mund të ndodhë zgjerimi. Por, gjithsesi paralajmëron se në kornizën e ardhshme financiare shumëvjeçare duhet të merret parasysh edhe pranimi i anëtarëve të rinj.

BE-ja buxhetin e vet financiar vjetor e përshtat me kornizën shtatëvjeçare financiare. Ajo aktuale është caktuar për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027, ndërsa që nga viti i ardhshëm, kur të krijohet Komisioni i ri Evropian, do të nisin diskutimet për kornizën pas vitit 2027. Ndonëse nuk ka afate formale, viti 2030 gjithnjë e më shumë po përmendet si afat deri kur BE-ja duhet të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.

Komisioni Evropian në planin e vet të reformave në prag të zgjerimit hap edhe një temë rreth së cilës ka shumë ndasi mes vendeve anëtare. Propozon që në procesin e miratimit të vendimeve në Këshill të kalohet nga vendimet me konsensus në miratimin e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Kjo, sipas Komisionit Evropian, në disa raste do të ishte e mundshme edhe pa pasur nevojë që të ndryshohen traktatet themelore të BE-së. Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian, në njërën anë kjo do ta shpejtonte procesin e zgjerimit, por do të sigurohej edhe mbrojtja e interesave vitale të vendeve anëtare. Kundër heqjes së të drejtës së vetos në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit, janë sidomos vendet më të vogla anëtare, të cilat kanë frikë se mund të mbivotohen dhe në këtë mënyrë, nuk do të mund të mbrojnë disa interesa specifike kombëtare.

Por, në anën tjetër shembuj të bllokimit të procesit të integrimit të kandidatëve nga vetëm një shtet anëtarë i BE-së kanë bërë që të rriten kërkesat që së paku në disa raste të hiqet e drejta e vetos. Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshill nga vendet anëtare.

Marrë nga REL.

komisioni evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj