LIVE UPDATES
Bota

Komisioni hetimor për 6 janarin interviston ish-Sekretarin e Thesarit Mnuchin, diskutimet për shkarkimin e Trump

Ish kongresmeni i Karolinës së Jugut e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2020. Në vazhdim ishte i dërguar i posaçëm për Irlandën e Veriut, një post nga i cili dha dorëheqjen menjëherë pas trazirave më 6 janar 2021.

29 Korrik 2022, 11:52 Nga I.A
Komisioni hetimor për 6 janarin interviston ish-Sekretarin e Thesarit
Steven Mnuchin

SHBA- Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmit të 6 janarit ka intervistuar ish-sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe po negocion për të biseduar me disa ish-anëtarë të tjerë të kabinetit të ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa shqyrton me kujdes ditët pas sulmit në Kapitol dhe diskutimet nëse duheshin bërë përpjekje për ta larguar presidentin e atëhershëm nga detyra.

Negociatat vijnë ndërkohë që komisioni intervistoi të enjten shefin e dikurshëm të kabinetit të ish-Presidentit Trump, Mick Mulvaney. Ish kongresmeni i Karolinës së Jugut e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2020. Në vazhdim ishte i dërguar i posaçëm për Irlandën e Veriut, një post nga i cili dha dorëheqjen menjëherë pas trazirave më 6 janar 2021. Intervistat dhe negociatat u konfirmuan nga tre persona të njohur me punën e komisionit, të cilët nuk ishin të autorizuar për të diskutuar zhvillimet publikisht dhe folën në kushte anonimiteti.

Komisioni e pyeti zotin Mnuchin në lidhje me diskutimet mes anëtarëve të kabinetit qeveritar për të aktivizuar ndoshta procesin kushtetues të parashikuar në Amendamentin e 25-të, për ta shkarkuar ish-Presidentin Trump pas sulmit në Kapitol, sipas një prej personave në dijeni. Komisioni është në bisedime aktive për të intervistuar ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Zoti Pompeo ka të ngjarë të paraqitet në ditët në vijim, tha personi në dijeni të çështjes.

Komisioni ka intervistuar tashmë ish-Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë Jeffrey Rosen, ish-Sekretarin e Punës, Eugene Scalia dhe ish-Sekretarin në detyrë të Mbrojtjes, Christopher Miller, ndërsa është përqëndruar tek ish-Presidenti Trump dhe veprimet e tij në ditët para, gjatë dhe pas trazirave.

Ligjvënësit janë gjithashtu në diskutime me John Ratcliffe, ish-drejtor i zbulimit kombëtar, sipas dy personave në dijeni, dhe po kërkojnë intervista me disa zyrtarë të lartë të zbulimit që kishin në kontakt me Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.

Zoti Ratcliffe mori pjesë në një seancë informimi të klasifikuar mbi sigurinë zgjedhore në fund të dhjetorit 2020, me kërkesë të Jeffrey Clark-ut, një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë që mbështeste pretendimet e ish-Presidentit Trump për manipulime zgjedhore.

Një person në dijeni të çështjes tha se zoti Ratcliffe paraqiti një përmbledhje të gjetjeve të një raporti të sigurisë zgjedhore që thoshte se agjencitë e zbulimit nuk kishin "tregues se ndonjë aktor i huaj u përpoq të ndryshonte ndonjë aspekt teknik të procesit të votimit në zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, përfshirë regjistrin e votuesve, procesin e votimit, tabulatet e votave ose raportimin e rezultateve”.

Ish-Presidenti Trump dhe këshilltarët e tij të jashtëm që po nxisnin pretendimet e pavërtetuara për manipulime kishin sugjeruar se Venezuela ishte përpjekur disi të ndryshonte numërimin nëpërmjet makinerive të votimit.

Përqëndrimi i vëmendjes tek kabineti qeveritar është një nga drejtimet që komisioni po ndjek pasi ka paraqitur të dhëna në tetë seanca dëgjimore këtë verë. Pas një hetimi njëvjeçar dhe më shumë se 1000 intervistash, anëtarët e komisionit thonë se ekzistojnë ende shumë më tepër gjëra që duan të mësojnë.

Komisioni pritet të organizojë seanca dëgjimore të mëtejshme në shtator.

Hetuesit kanë kontaktuar gjithashtu ish-Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Chad Wolf, i cili dha dorëheqjen në ditët pas trazirave dhe ligjvënësit mund të thërrasin edhe zyrtarë të tjerë të kabinetit Trump.

Betsy DeVos, sekretarja e arsimit e ish-Presidentit Trump, i tha më parë gazetës USA Today se ajo ngriti me Nënpresidentin Mike Pence pyetjen nëse kabineti duhet të shqyrtojë aktivizimin e Amendamentit të 25-të, i cili do të kërkonte që nënpresidenti dhe shumica e kabinetit të binin dakord, se presidenti nuk mund të përmbushte më detyrat e tij.

Zonja DeVos dha dorëheqjen një ditë pas sulmit, duke fajësuar ish-Presidentin Trump për nxitjen e turmës.

“Nuk ka asnjë dyshim për ndikimin që retorika juaj ka patur tek situata dhe kjo është pika kulmore për mua”, shkruajti ajo.

Në një tubim në mëngjesin e 6 janarit, ish-Presidenti Trump i kishte thënë një turme mbështetësish të tij që të “luftonin si dreqi” ndërsa Kongresi u mblodh për të çertifikuar fitoren në zgjedhje të Joe Biden-it dhe protestuesit po përsërisnin pretendimet e pavërtetuara të ish-Presidentit Trump ndërsa hynë në Kapitol dhe çanë me forcë kordonin policor.

Gjithashtu, Elaine Chao dha dorëheqjen nga posti i sekretares së transportit më 7 janar. Zonja Chao, e cila është e martuar me drejtuesin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha se sulmi "më kishte shqetësuar thellësisht në një mënyrë që thjesht nuk mund ta lë mënjanë".

Zoti Pompeo, i cili tani po shqyrton mundësinë e kandidimit për president në vitin 2024, dhe zoti Mnuchin, raportohet se kanë diskutuar mundësinë e aktivizimit të Amendamentit të 25-të, shkruan në librin e tij “Tradhtia” Jonathan Karl i kanalit ABC News.

Marrë nga VOA

steven mnuchin 6 janar 2021 jeffrey clark elaine chao

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën