LIVE UPDATES
Bota

Kryebashkiakja e Uashingtonit kërkon që forcat e ushtrisë të ndihmojnë me emigrantët

Kryebashkiakja demokrate Bowser ka kërkuar javët e fundit për fonde federale për të ofruar strehim dhe shërbime për emigrantët që mbërrijnë me autobuzë nga dy shtetet e udhëhequra nga republikanët, të cilët kërkuan të jepnin një mesazh politik duke dërguar në Uashington personat që kalojnë kufirin.

29 Korrik 2022, 11:39 Nga I.A
Kryebashkiakja e Uashingtonit kërkon që forcat e ushtrisë të
Emigrantet

SHBA- Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser ka kërkuar dislokimin e forcave ushtarake për të ndihmuar me emigrantët që mbërrijnë me autobuzë të dërguar nga qeveritë e shteteve të Teksasit dhe Arizonës, thuhet në letrat që zyra e saj i ka drejtuar ushtrisë amerikane dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kryebashkiakja demokrate Bowser ka kërkuar javët e fundit për fonde federale për të ofruar strehim dhe shërbime për emigrantët që mbërrijnë me autobuzë nga dy shtetet e udhëhequra nga republikanët, të cilët kërkuan të jepnin një mesazh politik duke dërguar në Uashington personat që kalojnë kufirin.

"Aftësia jonë për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këtë shkallë është shumë e kufizuar", shprehet zonja Bowser në një letër drejtuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se organizatat jofitimprurëse që mirëpresin emigrantët në Uashington janë "të mbingarkuara dhe të financuara jo mjaftueshëm".

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, një republikan që kandidon për rizgjedhje në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor, fajëson politikat e emigracionit të Presidentit Joe Biden për numrin rekord të arrestimeve të emigrantëve në kufirin me Meksikën.

Guvernatori njoftoi në prill se shteti do t’i transportonte emigrantët me autobus për në Uashington, duke thënë se "Teksasi nuk duhet të mbajë barrën e dështimit të administratës Biden për të siguruar kufirin tonë".

Teksasi ka dërguar mbi 150 autobusë me më shumë se 6 mijë emigrantë në Uashington që nga prilli, sipas të dhënave të zyrës së zotit Abbott.

Guvernatori i Arizonës, Doug Ducey, një tjetër republikan, nisi një përpjekje të ngjashme në maj dhe ka transportuar me autobuz më shumë se 1 mijë emigrantë, u shpreh zyra e tij.

Rreth 85% deri në 90% e emigrantëve që mbërrijnë, vazhdojnë drejt destinacioneve të tjera të Shteteve të Bashkuara me autobuz ose aeroplan, sipas të dhënave të dy grupeve që punojnë për të mirëpritur emigrantët në Uashington.

Aktivistët në mbështetje të emigrantëve dhe anëtarët e këshillit të qytetit të Uashingtonit i kanë bërë thirrje zonjës Bowser që të caktojë fonde nga buxheti i qytetit për pritjen e tyre, por kryebashkiakja ka thënë se është qeveria federale ajo që duhet të ndërhyjë. Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, një tjetër demokrat, ka thënë në mënyrë të ngjashme javët e fundit se ardhjet e emigrantëve kanë ngarkuar sistemin e strehimit të qytetit të tij dhe i bëri thirrje administratës së Presidentit Biden që të sigurojë fonde.

Marrë nga VOA

eric adams muriel bowser

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen