LIVE UPDATES
Bota

Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid

Komiteti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara vuri në pah “numrin e madh të viktimave në mesin e civilëve dhe kushtet e rrezikshme për jetë të imponuara qëllimisht ndaj palestinezëve” në raportin e ri që mbulon periudhën që nga nisja e luftës më 7 tetor 2023, deri në korrik të këtij viti.

14 Nëntor 2024, 13:56 Nga M.B
Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Metodat e luftës së Izraelit në Gazë konsistojë me karakteristikat e gjenocidit, tha një komitet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar Izraelin se po përdor “urinë si metodë lufte”. Komiteti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara vuri në pah “numrin e madh të viktimave në mesin e civilëve dhe kushtet e rrezikshme për jetë të imponuara qëllimisht ndaj palestinezëve” në raportin e ri që mbulon periudhën që nga nisja e luftës më 7 tetor 2023, deri në korrik të këtij viti.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.

“Përgjatë rrethimit të tij të Gazës, pengimit të ndihmës humanitare, sulmeve të shënjestruara dhe vrasjes së civilëve dhe punëtorëve të ndihmës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të OKB-së, urdhrave obligative nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit, Izraeli qëllimshëm po shkakton vdekje, uri dhe lëndime serioze”, u tha në njoftimin e Komitetit.

Praktikat e luftës të Izraelit në Gazës “përkojnë me karakteristikat e gjenocidit”, tha Komiteti, i cili për dekada të tëra ka hetuar praktikat izraelite që prekin të drejtat e njeriut në territoret palestineze. Izraeli, tha Komiteti, “po përdor urinë si metodë të luftës dhe po shkakton ndëshkim kolektiv ndaj popullsisë palestineze”. Gjatë fundjavës që shkoi, OKB-ja tha se uria ka kapluar veriun e Gazës.

Në raportin e publikuar më 14 nëntor është dokumentuar se si fushata ajrore e Izraelit në Gazë ka shkatërruar shërbimet thelbësore dhe ka shkaktuar katastrofë mjedisore që do të ketë pasoja afatgjata në shëndet. Deri në shkurtin e këtij viti, forcat izraelite kishin përdorur më shumë se 25.000 tonë mjete shpërthyese në mbarë Rripin e Gazës, sasi që është e barasvlershme “me dy bomba bërthamore”, tha raporti.

“Duke shkatërruar sistemet jetike të ujit, kanalizimeve dhe ushqimit dhe duke ndotur mjedisin, Izraeli ka krijuar një përzierje vdekjeprurëse krizash që do të shkaktojnë dëme të mëdha për brezat e ardhshëm”, tha Komiteti.

Komiteti tha po ashtu se është i shqetësuar nga “shkatërrimi i paprecedent i infrastrukturës civile dhe numri i lartë i viktimave në Gazë”. Numri i lartë i viktimave, sipas Komitetit, ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale nga Izraeli për të avancuar sistemet e tij të shënjestrimit gjatë operacioneve ushtarake.

Komiteti i posaçëm i OKB-së kujtoi se edhe shtetet e tjera kanë obligime për të reaguar në mënyrë urgjente që të ndalet lufta, duke theksuar se “shtetet e tjera nuk kanë vullnet që ta mbajnë përgjegjës Izraelin dhe po vazhdojnë t’i ofrojnë mbështetje ushtarake dhe mbështetje tjetër”./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj