Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pothuajse 3,000 njerëz dhe 1,000 shtëpi janë evakuuar në zonën e Malagës, tha të mërkurën Antonio Sanz, drejtori i Planit të Emergjencës për Rrezikun e Përmbytjeve në Andalucia.
SPANJA- Stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sërish Spanjën bregdetare, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen vetëm dy javë pasi vendi përjetoi përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe komunitete të tjera aty pranë.
Pothuajse 3,000 njerëz dhe 1,000 shtëpi janë evakuuar në zonën e Malagës, tha të mërkurën Antonio Sanz, drejtori i Planit të Emergjencës për Rrezikun e Përmbytjeve në Andalucia.
Pesë zona pranë bregut të lumit Guadalhorce u evakuuan paraprakisht për shkak të rrezikut të tejmbushjes.
Sipas agjencisë meteorologjike të vendit AEMet, brenda vetëm një ore, reshje shiu me vlerë gati një muaji përmbytën qytetin e Malagës, në rajonin e Andaluzisë së Spanjës. Provinca jugore spanjolle mori afërsisht 100 milimetra (4 inç) shi të mërkurën, 78 milimetra (3 inç) prej të cilave ranë brenda një ore. Malaga normalisht është mesatarisht 100.5 milimetra në muajin nëntor.
Këshilli Bashkiak i Malagës lëshoi urdhra evakuimi të mërkurën pranë lumit Campanillas për shkak të rrezikut të tejmbushjes.
Ministria e Transportit dhe Lëvizshmërisë së Qëndrueshme ka njoftuar gjithashtu se kanë pezulluar shërbimin hekurudhor Málaga-Madrid për shkak të akumulimit të ujit në shina.
Alarmi i ashpër i motit në Malaga çoi në shtyrjen e ndeshjes së hapjes së Kupës Billie Jean King, e cila do të zhvillohej të mërkurën në mbrëmje mes Spanjës dhe Polonisë.
Zyra kombëtare e motit Aemet ka vendosur si Malagën ashtu edhe rajonin verilindor të Katalonjës në alarmin më të lartë për shi të fortë që pritet të zgjasë deri të premten.
Le Pen FRANCË- Kryetarja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen po përballet me rrezikun që të mos kandidojë n&eu...
Admirali Rob Bauer UKRAINË- Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, komentoi armët bërthamore ruse si një pe...
marco rubio SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si kryediplomat t&...
Jakov Milatoviç MAL I ZI- Agjencia për Sigurinë Kombëtare (ANB) e Malit të Zi po verifikon informacionet në lidhje me p&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Rusia përdor metoda të ndryshme për të realizuar dhe ruajtur ndikimin e saj në vendet e Ballkanit Per...
disa nga figurat e zgjedhura SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump po i jep formë kabinetit dhe stafit të tij për mandatin e dytë n&...
matt gaetz SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar Matt Gaetz si të zgjedhurin e tij për prokuror të përgjithsh&eu...
tulsi gabbard SHBA- Një ish- kongresmene demokrate është zgjedhur nga Donald Trump si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare. ...
donald trump, marco rubio SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka konfirmuar Marco Rubio si zgjedhjen e tij për sekretarin amerikan të shteti...
pamje nga takimi SHBA- Presidenti Joe Biden ka reaguar pas takimit të zhvilloi sot në Shtëpinë e Bardhë me pasardhësin e...