14 Nëntor 2024, 09:17
Nga ZH.LL
Xi Jinping dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti i Kinës Xi Jinping do të takohen në 16 Nëntor në kuadër të takimit të nivelit të lartë të APEC-ut në Lima të Perusë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.
Dy homologët pritet të rishikojnë fushat e bashkëpunimit, veçanërisht rifillimin e kontakteve mes forcave ushtarake, të diskutojnë mbi përpjekjet për të luftuar krizën globale të fentanilit dhe trajtimin e rreziqeve që paraqet inteligjenca artificiale, tha të mërkurën në një takim informues për gazetarët një zyrtar i lartë i administratës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të shprehë “shqetësimin e thellë” mbi përkrahjen e Pekinit për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe dislokimin e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë, tha zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej. Zyrtari tha se Presidenti Biden pritet të ritheksojë “shqetësimin” mbi politikat e padrejta tregtare të Kinës dhe praktikat ekonomike që dëmtojnë punëtorët amerikanë.
Zyrtari shtoi se Presidenti amerikan do të ngrejë çështjen e përpjekjeve për sulme kibernetike kineze ndaj infrastrukturës kritike civile amerikane si edhe aktivitetin e shtuar ushtarak të Pekinit rreth Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut.
Ky ka të ngjarë të jetë takimi i fundit mes Presidenti Biden dhe Xi, para se administrate e re e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të nisë punën në janar.
Presidenti i zgjedhur Trump ka emëruar kritikë ndaj Kinës në role kyçe të politikës së jashtme, që mund të çojnë në një qëndrim më konfrontues të Shteteve të Bashkuara ndaj Pekinit. Ai ka zgjedhur ligjvënësin republikan Mike Waltz si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare dhe senatorin Maro Rubio si Sekretar Shteti.
“Çfarëdo të vendosë administrata e ardhshme, do të ketë nevojë për të gjetur rrugë për të trajtuar “marrëdhënien e vështirë dhe të ndërlikuar” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, tha zyrtari duke iu përgjigjigjur Zërit të Amerikës.
“Rusia, Deti i Kinës Jugore, çështjet kibernetitke janë fusha që administrata e ardhshme duhet t’i shqyrtojë me kujdes sepse janë fusha me dallime të thella që nuk pres të shuhen”, tha zyrtari.
Presidenti Xi ka të ngjarë jetë duke shqyrtuar se çfarë ka në plan të bëjë administrate e re për tregtinë globale, dhe veçanërisht nëse zoti Trump do të zbatojë premtimin për të vënë tarifa të larta ndaj importeve kineze./ VOA
joe biden xi jinping apec
Bota
14 Nëntor 2024, 08:47
ZH.LL
Banorët e Gazës
GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit...
Bota
14 Nëntor 2024, 07:39
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
BRAZIL- Një burrë që dështoi në një përpjekje për të hyrë në Gjykatën e La...
Bota
14 Nëntor 2024, 07:26
ZH.LL
Përmbytjet në Spanjë
SPANJA- Stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sërish Spanjën bregdeta...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:56
N.F
Le Pen
FRANCË- Kryetarja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen po përballet me rrezikun që të mos kandidojë n&eu...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:54
E. D
Admirali Rob Bauer
UKRAINË- Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, komentoi armët bërthamore ruse si një pe...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:41
r.ll
marco rubio
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si kryediplomat t&...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:32
N.F
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Agjencia për Sigurinë Kombëtare (ANB) e Malit të Zi po verifikon informacionet në lidhje me p&eum...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:17
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Rusia përdor metoda të ndryshme për të realizuar dhe ruajtur ndikimin e saj në vendet e Ballkanit Per...
Bota
13 Nëntor 2024, 21:54
r.ll
disa nga figurat e zgjedhura
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump po i jep formë kabinetit dhe stafit të tij për mandatin e dytë n&...
Bota
13 Nëntor 2024, 21:50
r.ll
matt gaetz
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar Matt Gaetz si të zgjedhurin e tij për prokuror të përgjithsh&eu...