LIVE UPDATES
Bota

Trump në Shtëpinë e Bardhë nga janari, REL: Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parashikuara me Marrëveshjen e Washington-it?

Në shtator të atij viti do të bëhen pesë vjet prej se Trump, i cili ka shërbyer si president edhe nga viti 2017 deri më 2021, ka marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

14 Nëntor 2024, 12:59 Nga M.B
Trump në Shtëpinë e Bardhë nga janari, REL: Ku mbetën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, 4 shtator 2020

KOSOVA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të fillojë mandatin e ri në janar të vitit 2025. Në shtator të atij viti do të bëhen pesë vjet prej se Trump, i cili ka shërbyer si president edhe nga viti 2017 deri më 2021, ka marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. E njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, ajo është arritur më 4 shtator të vitit 2020 dhe përmban disa pika - nga krijimi i linjave ajrore dhe hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë deri te njohja e Kosovës nga Izraeli.

Derisa kjo e fundit është përmbushur, shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar. Ish-zyrtarë të institucioneve të Kosovës që kanë kontribuuar në arritjen kësaj marrëveshjeje, por edhe njohës të ekonomisë thonë se ajo është e leverdishme dhe duhet zbatuar. Në mesin e pikave më të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve, ata i vlerësojnë ato që lidhen me lëvizjen e lirë - përkatësisht hekurudhën dhe linjën ajrore - por që nuk janë zbatuar.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës se përse nuk është punuar në zbatimin e këtyre pikave dhe a pritet, por nuk mori përgjigje. Marrëveshja, në fakt, është nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, vetëm disa muaj para se kryeministri aktual, Albin Kurti, ta merrte pushtetin. As Hoti nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë temë. Ramë Çupeva, i cili ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën në cilësinë e drejtorit të atëhershëm të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, thotë se marrëveshja “është ndër më të mirat” që ka bërë Kosova me Serbinë. Ai thotë se e përkrah “pa rezerva” atë.

“Zbatimi i saj i ka takuar Qeverisë. Por, pas ndërrimit të qeverive, askush nuk ka bërë përpjekje për ta çuar përpara”, thotë Çupeva për Radion Evropa e Lirë.

REL-i kontaktoi zyrtarët e tanishëm në Departamentin e Infrastrukturës Rrugore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, por ata nuk u përgjigjën. Nga Infrakos-i - kompania që operon me rrjetin hekurudhor të Kosovës - konfirmuan se nuk kanë nisur ndonjë punë në hekurudhën Prishtinë - Merdare.

"Ne, si Infrakos, jemi të gatshëm që kurdo që të arrihet praktikisht marrëveshja për zbatimin [e projektit], t'i marrim veprimet tona", thuhet në përgjigjen dërguar REL-it.

Situatë e ngjashme është edhe me linjën e paraparë ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit dhe anasjelltas. Më shumë se katër vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, midis dy vendeve nuk fluturon ndonjë avion. Kompania Lufthansa, e paraparë të operonte në këtë linjë, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se ku nga ngecur procesi. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës thotë në një përgjigje të shkurtër për REL-in se “deri më tani, nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga kompania ajrore në fjalë për të filluar fluturimet në linjën Prishtinë - Beograd”.

Ndër nënshkruesit e marrëveshjes për linjën ajrore ka qenë edhe drejtori i atëhershëm i Aviacionit Civil, Eset Berisha. Ai kujton se, atëkohë, bota është përballur me pandeminë COVID-19 dhe linjat ajrore kanë qenë të kufizuara. Por, edhe ai një pjesë më të madhe të fajit e hedh të Qeveria e Kurtit, që ka marrë pushtetin pas asaj të Hotit.

“Qeveria asnjëherë nuk ka treguar vullnet për ta shtyrë përpara këtë marrëveshje, kështu që ka ngecur”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Për njohësit e çështjeve ekonomike, jetësimi i këtyre projekteve do të duhej të bëhej sa më parë, sepse, përveçse do ta lehtësonin lëvizjen e njerëzve, do të ndikonin pozitivisht edhe në qarkullimin e mallrave. Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se shpreson se me rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, do të kthehet edhe fokusi të zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, sepse ajo, sipas tij, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve.

“Nuk është marrëveshje dosido, nuk është marrëveshje që është nënshkruar në ndonjë sallë apo hapësirë të panjohur. Është marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën e Presidentit të SHBA-së dhe ka vlerë shumë të madhe”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kurti, pas fitores së Trumpit, është pyetur nga gazetarët nëse është e pranueshme për të Marrëveshja e Uashingtonit, por ai ka thënë se, fillimisht, pret që të nënshkruhet Marrëveshja e Brukselit. Për këtë të fundit, Kosova dhe Serbia janë dakorduar verbalisht vitin e kaluar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja parasheh rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por në praktikë nuk është zbatuar. Aktualisht, Kosova dhe Serbia lidhen përmes gjashtë pikave kufitare tokësore: Jarinjë, Bërnjak, Merdare, Mutivodë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë. Radio Evropa e Lirë kërkoi koment edhe nga Qeveria e Serbisë për Marrëveshjen e Uashingtonit, por nuk mori përgjigje./ REL

marrëveshja e uashingtonit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet