All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, propozimi i Macron: Koalicioni kundër Shtetit Islamik të luftojë edhe Hamasin

Presidenti Macron e bëri të ditur propozimin e tij gjatë konferencës për shtyp krahas kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu duke thënë se ashtu si grupi Shtetit Islamik, edhe Hamasi është një organizatë terroriste që ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit.

24 Tetor 2023, 18:09 Nga a.l
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, propozimi i Macron: Koalicioni
Emmanuel Macron dhe Benjamin Netanyahu
All - Paragraf - 1

IZRAEL- Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi (sot) të martën që koalicioni ndërkombëtar i cili lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri të zgjerohet për të përfshirë luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gazë. Presidenti francez e bëri këtë propozim ndërsa po viziton Izraelin, por nuk dha detaje se si do të mund të bëhej kjo. Kryeministri izraelit, Netanyahu pas takimit e cilësoi luftën e vendit të tij kundër Hamasit si lufta për shpëtimin e qytetërimit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimeve me udhëheqësit izraelit në Tel Aviv dhe Jerusalem, propozoi që grupi militant palestinez, Hamas të luftohet nga një forcë rajonale dhe ndërkombëtare.

Presidenti Macron e bëri të ditur propozimin e tij gjatë konferencës për shtyp krahas kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu duke thënë se ashtu si grupi Shtetit Islamik, edhe Hamasi është një organizatë terroriste që ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit.

“Kjo është arsyeja pse Franca është e përgatitur që koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, të luftojë edhe kundër Hamasit. Unë iu propozoj partnerëve tanë ndërkombëtarë që të ndërtojmë një koalicion rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar kundër grupeve terroriste që na kërcënojnë të gjithëve”, tha Presidenti francez.

Zoti Macron megjithatë nuk dha detaje se si do të bëhet ndërtimi i këtij koalicioni, por theksoi se Franca dhe Izraeli e kanë terrorizmin “armikun e tyre të përbashkët”.

Koalicioni që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara përbëhet nga rreth 80 vende dhe organizata ndërkombëtare që ndërmerr veprime ushtarake, por gjithashtu lufton kundër financimit të terrorizmit, luftëtarëve të huaj terroristë dhe ndihmon në stabilizimin dhe rindërtimin e zonave të çliruara.

Kryeministri izraelit nuk e komentoi propozimin e Presidentit Macron, por luftën kundër Hamasit e vlerësoi si përballje të qytetërimit kundër të keqes.

“Hamasi është sprovë për perëndimin dhe për qytetërimin. Nëse Hamasi del fitimtar, ne të gjithë do të humbasim. Evropa do të rrezikohet. Qytetërimi do të rrezikohet. Prandaj kjo betejë nuk është thjesht e jona. Është beteja e Evropës. Është beteja e Amerikës. Është beteja e qytetërimit. Është beteja për zemrën dhe shpirtin, dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme, dhe botës arabe”, tha gjatë konferencës për shtyp kryeministri Netanyahu.

Presidenti Macron paralajmëroi gjithashtu kundër rreziqeve të një konflikti rajonal, duke theksuar se lufta kundër Hamasit “duhet të jetë e pa mëshirë, por jo pa rregulla”.

Vizita e presidentit francez vjen pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën u përpoqën të bien dakord të bëjnë thirrje për një “pauzë humanitare” në luftën midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar hyrjen e më shumë ndihmave për civilët./VOA 

emmanuel macron

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet