LIVE UPDATES
Bota

Kongresi dërgon në Senat akuzat për shkarkimin e Mayorkas, detyrojnë zhvillimin e një gjyqi

Ndërsa Senati është i detyruar që të zhvillojë një gjyq pas depozitimit të dokumenteve nga Dhoma e Përfaqësuesve, pritet që procedurat të mos zgjasin shumë dhe demokratët ta hedhin poshtë çështjen përpara se të fillojnë argumentet e plota. Republikanët kanë argumentuar mbajtjen e një gjyqi të plotë në Senat.

17 Prill 2024, 07:25 Nga N.F
Kongresi dërgon në Senat akuzat për shkarkimin e Mayorkas,
Alejandro Mayorkas

SHBA- Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që kërkojnë hapjen e procedurës në Senat për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, paraqitën të martën në Senat dokumentat ku përfshihen akuzat ndaj tij. Ky veprim i detyron senatorët që të hapin një gjyq ndaj Mayorkas lidhur me akuzat se ai ka refuzuar “me dashje dhe vazhdimisht” që t’i zbatojë ligjet e imigracionit.

Ndërsa Senati është i detyruar që të zhvillojë një gjyq pas depozitimit të dokumenteve nga Dhoma e Përfaqësuesve, pritet që procedurat të mos zgjasin shumë dhe demokratët ta hedhin poshtë çështjen përpara se të fillojnë argumentet e plota. Republikanët kanë argumentuar mbajtjen e një gjyqi të plotë në Senat.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, nënshkroi dokumentet e procesit të hënën. Ai tha se udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, duhet të lejojë zhvillimin e gjyqit për t’i “mbajtur përgjegjës ata që e orkestruan këtë krizë”. “Në bazë të Kushtetutës, Dhoma e Përfaqësuesve kërkon zhvillimin e gjyqit”, tha Johnson.

Demokratët kanë 51 vende në Senatin me 100 anëtarë. Ata janë shprehur kundër ngritjes së akuzave dhe ka të ngjarë që Senatori Schumer të ketë vota të mjaftueshme për t’i dhënë fund menjëherë gjyqit, nëse vendos ta bëjë këtë. Procesi pritet të fillojë të mërkurën. Demokrati Schumer ka thënë se dëshiron ta “trajtojë këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Procesi nuk duhet të përdoret kurrë për të zgjidhur një mosmarrëveshje politike”, tha zoti Schumer. “Kjo do të krijonte një precedent të tmerrshëm për Kongresin”.

Të mërkurën senatorët do të bëjnë betimin duke luajtur rolin e jurisë ndërsa të tjerë do të ngarkohen të paraqesin dhe mbrojnë akuzat në gjyqin që do të zhvillohet në Senat. Senati më pas do ta njoftojë zyrtarisht zotin Mayorkas lidhur me akuzat dhe për të kërkuar një përgjigje me shkrim prej tij. Atij nuk do t’i duhet të paraqitet në Senat. Është e paqartë se çfarë do të ndodh më pas. Rregullat e shkarkimit përgjithësisht e lejojnë Senatin që të vendosë për hapat e tjerë.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve e akuzojnë zotin Mayorkas se jo vetëm që ai ka refuzuar të zbatojë ligjin aktual por gjithashtu ka minuar besimin e publikut duke gënjyer përpara Kongresit dhe duke thënë se kufiri ishte i sigurte. Kjo është hera e parë në gati 150 vjet që ngrihen akuza për shkarkim e një sekretari të kabinetit të presidentit.

Sidoqoftë, republikanët nuk do të jenë në gjendje të bindin dy të tretat e Senatit, që nevojitet për ta gjetur fajtor zotin Mayorkas dhe shkarkuar atë nga detyra. Demokratët duket se janë të bashkuar përballë përpjekjeve për shkarkim. Asnjë demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve nuk i mbështeti përpjekjet republikane.

Marrë nga VOA

shba senati kongres mayorkas

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet