“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Në një aksion të gjerë në të gjithë Gjermaninë, autoritetet gjermane doganore zbuluan shumë punëtore pa leje qëndrimi apo pune. Po ashtu u gjetën shkelje të punëdhënësve në lidhje me pagën minimale.
GJERMANI- Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një kontrolli të përgjithshëm kundër punës në të zezë në Gjermani. Qëllimi ishte të kontrollohej respektimi i detyrimit të sigurimeve sociale dhe pagës minimale, si edhe zbulimi i punës ilegale. Në të gjithë Gjermaninë u angazhuan për kontrolle 3400 punonjës të doganës gjermane, sipas të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës. Në fokus ishin sidomos kantieret e mëdha të ndërtimit, ku shpesh gjenden raste të punësimit ilegal. Prej vitesh në Gjermani gjenden mijëra vetë nga Ballkani, që punojnë sidomos në kantieret e ndërtimit në të zezë dhe në kushte të këqija pune. Sipas një zëdhënësi të Doganës Qendrore të Shvainfurtit "sektori i ndërtimit është shumë i prekur nga puna në të zezë dhe punësimi ilegal".
Vetëm në landin e Meklenburg-Pomeranisë u kontrolluan 610 vetë dhe në 48 raste u gjetën persona pa dokumente të rregullta që duhen verifikuar më tej. Në Hannover në një kantier ndërtimi nga 69 të punësuar, u gjetën 47 persona me dokumente të pasakta, që po ashtu do të kontrollohen më tej. Edhe në landin Renani Veriore-Vestfali u bënë kontrolle nga qindra punonjës të doganës. Në Köln nga 350 persona të kontrolluar në ndërtim u gjetën 30 vetë që punonin në të zezë. Pra gati çdo i dhjeti person. Shumica u gjetën në një kantier ndërtimi në Këln-Dojtc. Jens Ahland, zëdhënës i Doganës Qendrore të Kölnit tha se "bëhet fjalë të kontrollohet nëse punëtorët kanë lejen e punës, apo nëse marrin asistencë sociale dhe natyrisht nëse punëdhënësit e respektojnë dhënien e pagës minimale".
Përmes punës ilegale shtetit gjerman i shkaktohet një dëm i madh financiar. - Vetëm vitin e kaluar u kontrolluan në 15.000 raste punëdhënësit e sektorit të ndërtimit. Në më shumë se 21.000 raste pati procedime hetimore vitin e kaluar. Dëmi i shkaktuar sipas doganës kapi shifrën e 375 milionë eurove. Të dhënat e mbledhura nga autoritetet doganore pas kontrollit të djeshëm (25.04.) do të verifikohen dhe një pjesë bëhen të ditura të mërkurën.
Marrë nga DW
Tangaraju Suppiah SINGAPOR- Singapori ka ekzekutuar një burrë për komplot për trafikimin e kanabisit, pavarësisht lutjeve p&e...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zbutur qëndrimet ndaj qeverisë Kurti. Në një intervistë...
Raketa NORVEGJI- Një raketë kërkimore e lëshuar herët në mëngjes nga Suedia Space Corp (SSC) nga Qendra Hapësinore ...
Vladimir Putin RUSI- Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë, atletët rusë janë duke shpresua...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Ekspertët kanë arritur një ‘hap të rëndësishëm përpara’ në k...
Don Lemon SHBA- Rrjeti i lajmeve CNN ka shkarkuar prezantuesin për një kohë të gjatë Don Lemon. “Unë u informova k&eum...
WhatsApp SHBA- Aplikacioni WhatsApp nga sot sjell risinë e re ku tani mund të përdorni të njëjtën llogari në k...
Makinat ne Kube KUBË- Rrugët e Havanës këto ditë janë më të qeta se zakonisht, shumë nga makinat e vjetra tron...
Fatmata MAQEDONI E VERIUT- Fatmata quhet emigrantja 23-vjeçare e cila vdiq të mërkurën e kaluar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Gr...
Foto Ilustruese SHBA- NASA do të lëshojë disa satelitë të vegjël për monitorimin e kushteve atmosferike. Dy CubeSats t&e...