LIVE UPDATES
Bota

Kosova ndalon qarkullimin e makinave me targa KM: U shkel marrëveshja!

Ai konfirmoi se disa makina me targa ilegale KM nuk janë lejuar të hyjnë të mërkurën në territorin e Kosovës, pasi siç tha, ato ishin riregjistruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

18 Janar 2023, 21:41 Nga k.m.
Kosova ndalon qarkullimin e makinave me targa KM: U shkel marrëveshja!
Foto ilustruese

Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave që kanë targat ilegale KM, e që janë riregjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe tutje. Kështu tha Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi Serbinë se ka shkelur darkordimin e arritur në nëntor 2022 në Bruksel, sa i përket targave të makinave.

Ai konfirmoi se disa makina me targa ilegale KM nuk janë lejuar të hyjnë të mërkurën në territorin e Kosovës, pasi siç tha, ato ishin riregjistruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe riregjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim,”- shkroi Sveçla.

“Raste të ngjashme të veturave me targa në fjalë, nuk do të lejohen të hyjnë apo veprojmë brenda territorit të Republikës së Kosovës, marrë parasysh që ato janë ilegale dhe ka dakordim për ndërprerjen e prodhimit apo ri-regjistrimin e tyre”, shtoi ai.

Se makina me targa KM (Mitrovica e Kosovës) nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë gjatë 18 janarit e konfirmoi edhe qytetarja Sunçica Mashiç. Ajo tha se në pikën kufitare të Jarinjës nuk është lejuar që të hyjë në Kosovë me makinën me targa KM, pasi i është thënë se veturës i ka skaduar regjistrimi. Ajo tha se disa orë para kësaj, ishte larguar nga Kosova përmes Jarinjës – pikëkalimin kufitar që lidh Kosovën me Serbinë – pa asnjë problem, por gjatë kthimit, pas disa minutash bisedë, autoritetet kufitare i kanë thënë se nuk mund ta vazhdojë rrugën për në Kosovë.

“Makinën e kemi regjistruar sipas vendimit të 20 dhjetorit 2022”, tha Mashiç.

Një ditë pasi u arrit marrëveshja për targat në nëntorin e kaluar, kryeministri i Kosovës, tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje por për dakordim.

“Ne u morëm vesh t’i ndalojmë veprimet reciproke, pra ne nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM, dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit evropian, që më herët quhej franko-gjerman”, deklaroi ai.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, marrëveshjen për targat si një fitore e vogël taktike “që do të na çojë në presion edhe më të madh”. Ai shtoi se targat KM “do të mbeten dhe do të mbijetojnë” derisa negociatat janë duke vazhduar. Në ditën e marrëveshjes, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Peter Petkoviç, kishte deklaruar se “të gjithë pronarët e makinave që kanë targa KM do të mund të regjistrojnë automjetet e tyre normalisht dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave KM.

Më 18 janar, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Peter Petkoviç, dhe Lista Serbe po ashtu deklaruan se në pikat kufitare në veri të Kosovës, në Jarinjë dhe Bërnjak, të mërkurën u është ndaluar lëvizja e makinave me targa KM (Mitrovica e Kosovës). Siç ka mësuar REL-i, bëhet fjalë për makina që janë regjistruar pas datës 7 dhjetor 2022, kur ka hyrë në fuqi dekreti i ri i Qeverisë serbe për veturat që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës, dhe të cilat janë të regjistruara në Serbi.

Sipas asaj rregulloreje, makinat mund të qarkullojnë në komunikacion duke dëshmuar se kanë kaluar kontrollet teknike dhe kanë sigurim. Megjithatë, dokumentet e regjistrimit mbeten të njëjtat, do të thotë ato të vjetrat që policia serbe do t’i pranojë. Por, shoferët janë të obliguar që t’u tregojnë zyrtarëve policorë policën e sigurimit dhe vërtetimin për kontrollet teknike. Policëve nuk u tregohen lejet e regjistrimit, të cilat janë dëshmi se vetura është e regjistruar dhe Serbia më nuk lëshon targa të reja KM për pronarët e makinave të reja.

Makinat me targa të tilla deri më tani kanë mundur të hyjnë dhe dalin nëpër këto dy pika kufitare në veri të Kosovës, edhe pse janë të regjistruara sipas vendimit të ri të Qeverisë së Serbisë të marrë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

“[Kryeministri i Kosovës] Albin Kurti po tenton të shkaktojë krizë dhe tensione të reja në Kosovë dhe Metohi dhe që nga mëngjesi i ditës së sotme, policët e tij nuk po lejojnë automjetet me regjistrime të rregullta, me targa KM, që të kalojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak”, tha Petkoviç përmes një njoftimi.

Ai tha se kjo përbën “shkelje flagrante dhe nëpërkëmbje të marrëveshjes për targat që Beogradi dhe Prishtina arritën në Bruksel më 23 nëntor të vitit të kaluar, pas një krize të rëndë që kërcënoi paqen në Kosovë”. Petkoviç shtoi se marrëveshja parasheh që deri në një vendim përfundimtar për targat KM, këto targa do të mbeten në përdorim.

Sipas Petkoviqit, me atë marrëveshje, “Prishtina është obliguar që të pezullojë politikën ndëshkuese dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me të ashtuquajturin riregjistrim të makinave për shoferët që kanë makina me targa KM”. Sipas marrëveshjes, Beogradi pranoi që të ndalonte së lëshuari targa të reja dhe kjo çështje më pas u rregullua edhe me vendimin e Qeverisë së Serbisë të 7 dhjetorit 2022.

Petkoviq tha se veprimet e Kurtit sot po sjellin tensione dhe probleme të reja në veri të Kosovës dhe shtoi se pret nga Bashkimi Evropian, që është garantues i marrëveshjes, të mbrojë dhe mundësojë zbatimin e saj.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, tha se “regjimi diktatorial i Albin Kurtit po vazhdon të torturojë, keqtrajtojë serbë dhe të shkelë marrëveshjet e nënshkruara” përderisa përfaqësuesit ndërkombëtarë po heshtin. Kjo parti po ashtu u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë, në radhë të parë BE-së, pasi siç thanë, është përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes, që “urgjentisht të parandalojë që Kurti të shkelë marrëveshjen për targat dhe në këtë mënyrë të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës në terren”.

“Populli serb nuk do të shikojë me qetësi shkeljen e të drejtave elementare të njeriut dhe shkeljen e marrëveshjeve që garantojnë këto të drejta të popullit tonë”, tha Lista Serbe.

Pas krizës së shkaktuar në veri të Kosovës gjatë nëntorit të kaluar lidhur me riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS (Republika e Kosovës), që serbët refuzuan ta bëjnë, më 23 nëntor u arrit një marrëveshje në Bruksel. Marrëveshja u arrit gjatë takimit të kryenegociatorëve Besnik Bislimi nga Kosova, dhe Petar Petkoviq nga Serbia, me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçak, të dërguarit të posaçëm të bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Serbia, sipas marrëveshjes, u pajtua të heqë dorë nga lëshimi i targave joligjore KM, dhe Kosova u pajtua të largonte vendimin për qortimet dhe gjobat për shoferët me makina me targa të tilla, kishte deklaruar atëbotë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, po ashtu kishte konfirmuar se Serbia nuk do të lëshojë më targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës dhe Kosova do të pezullojë veprimet e mëtejme lidhur me riregjistrimin e makinave, duke ftuar palët për diskutim për hapat e mëtejmë. Mirëpo, një takim i ri për këtë temë nuk është mbajtur që atëherë, dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se problemi i targave nuk është në tavolinë të bisedimeve, por kjo çështje do të definohet në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse./REL

xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit