LIVE UPDATES
Bota

Kosova përfiton mbështetje nga USAID-i në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh

Fondet shtesë prej 34.5 milionë dollarësh janë pjesë e marrëveshjes së arritur më herët, që arrin vlerën prej 146.2 milionë dollarësh, që sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nënshkroi grantin në emër të Kosovës synon të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë llogaridhënien e institucioneve dhe të mundësojë qeverisje efektive.

22 Gusht 2024, 13:48 Nga M.B
Kosova përfiton mbështetje nga USAID-i në vlerë prej 34.5
Moment nga firmosja

KOSOVA- Kosova dhe Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan marrëveshjen për grantin, që ofron ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh. Fondet shtesë prej 34.5 milionë dollarësh janë pjesë e marrëveshjes së arritur më herët, që arrin vlerën prej 146.2 milionë dollarësh, që sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nënshkroi grantin në emër të Kosovës synon të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë llogaridhënien e institucioneve dhe të mundësojë qeverisje efektive.

“Marrëveshja që sapo nënshkruam me SHBA-në, me USAID-in është edhe një rikonfirmim drejt vizionit tonë të përbashkët, drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë”, tha Osmani gjatë një konference për media me ambasadorin amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, më 21 gusht.

Hovenier, ndërkaq tha se ndihma e tillë për Kosovën nga Qeveria amerikane ka nisur 25 vjet më parë dhe deri më tani, Uashingtoni ka ofruar mbi 1 miliard dollarë për të mbështetur popullin e Kosovës. Ai tha se me këto fonde është ndihmuar qeverisja lokale dhe qendrore, zhvillimi ekonomik, forcimi i sektorit të energjisëm i mediave të pavarura dhe fusha të tjera në Kosovë.

“Këto fonde të reja, ngjashëm do të shkojnë në forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe të mbështesin qeverisjen e mirë dhe shërbime më efektive nga Qeveria për të gjithë qytetarët nga Kosova. Mendojmë se kjo do të ndihmojë Kosovën që të integrohet më shumë në tregun evropian dhe ta afrojë shtetin me institucionet euroatlantike, sikurse BE-ja, që sigurisht është qëllim që e ndajmë të gjithë”.

Gjatë konferencës, Hovenier sërish foli për cilësinë e partneritetit mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai përsëriti deklaratat e bëra më 13 gusht se Uashingtoni po përballet me disa sfida nga Qeveria e Kosovës “dhe ato sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”.

“Thënë këtë, disa nga fushat e bashkëpunimit me Qeverinë aktuale të Kosovës janë më pak pozitive sa që kemi shpresuar, angazhimi i Qeverisë amerikane për popullin e Kosovës është më i fort se kurrë më parë”.

Ndihma shtesë për Kosovën, përmes USAID-it, sipas Hovenierit është tregues i angazhimit të Qeverisë amerikane për të mbështetur popullin e Kosovës.

“Ngjarja e sotme, përmbyllja e marrëveshjes prej 34.5 milionë dollarë si mbështetje shtesë për popullin e Kosovës, për rritje ekonomike, integrimin evropian mendoj se qartësisht thekson këtë qëndrim. Megjithatë, duhet ta pranoj se ky angazhim ndaj popullit të Kosovës jo domosdo vlen për ndonjë qeveri të veçantë apo për zgjedhjet e politikave apo veprime të asaj qeverie”, tha ai.

SHBA-ja, por edhe shtete të tjera të QUINT-it (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania) si dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar disa veprime të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në veri. Bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si veprim të pakoordinuar dhe të njëanshëm mbylljen e disa zyrave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës në fillim të gushtit, ndërkaq SHBA-ja dhe QUINT kanë thënë po ashtu se nuk duhet tani që autoritetet e Kosovës të hapin për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi lumin Ibër. Qeveria e Kurtit ka thënë se po vazhdon konsultimet dhe koordinimet me bashkësinë ndërkombëtare për hapjen e urës, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe./ Monitor

kosova

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen