LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Blinken: Lufta në Ukrainë na kujton çfarë ndodhi këtu 2 dekada më parë

Komentet e tij ishin pjesë e një videomesazhi në hapjen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe i kushtohet ish Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila njihej si zë i fuqishëm për liri dhe demokraci, ndërsa roli i saj në çlirimin e Kosovës vlerësohet i jashtëzakonshëm.

22 Tetor 2022, 23:01 Nga k.m.
Kosovë/ Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Blinken: Lufta
Pamje nga takimi

Sekretari i amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të shtunën se kur sheh pamjet nga lufta brutale e Vladimir Putinit në Ukrainë, e ka të pamundur të mos mendojë për shkatërrimin që ndodhi në Kosovë rreth dy dekada më parë.

Komentet e tij ishin pjesë e një videomesazhi në hapjen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe i kushtohet ish Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila njihej si zë i fuqishëm për liri dhe demokraci, ndërsa roli i saj në çlirimin e Kosovës vlerësohet i jashtëzakonshëm.

“Ndërsa përballemi me këtë sfidë, mendoj shpesh se çfarë do të bënte paraardhësja ime (Madeleine Albright). Një fakt shumë i mirë është që ish sekretarja Albright na ka lënë me udhëzime të qarta, ajo në vazhdimësi na ka rikujtuar rëndësinë e luftimit të dhunuesve dhe ngacmuesve, parandalimit të çdo shteti që të përdor forcën për të ndryshuar kufijtë dhe mbrojtjen e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar. Në vizitën e saj të fundit në Prishtinë, në vitin 2019, ajo tha “lufta në Kosovë ishte një përballje ndërmjet vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet jotolerancës së vazhdueshme dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërmjet tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam meqë aleanca jonë ishte e fortë dhe e bashkuar por mbi të gjitha patëm sukses sepse qëllimi ynë ishte i drejtë dhe për shkak të njerëzve të Kosovës. E tëra kjo është e vërtetë edhe sot dhe për sa kohë ta kujtojmë dhe të mbështetemi në të, jam i bindur se do të fitojmë sërish”, tha sekretari Blinken.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është thelbësore që të mbahet në jetë trashëgimia e zonjës Albright, në një kohë kur të drejtat e grave po mohohen në vende ku ka luftë e gjithashtu në ato ku ka paqe.

"Kemi bërë rrugë të gjatë në luftën tonë, por siç po e shohim në Ukrainë, Iran, Kubë apo Afganistan, e drejta e grave për t’iu dëgjuar zëri jo vetëm në çështje të paqes e sigurisë, por edhe në çështje të jetës së përditshme po luftohet brutalisht. Realiteti sfidues është se të drejtat e grave jo vetëm që po diskriminohen e lihen anash nga regjimet autokratike anembanë botës, por këto të drejta po sfidohen edhe në demokraci. Nga ngritja e rasteve të dhunës ndaj gruas përreth botës, regresi në të drejtat reproduktive, e deri te mbytja e grave me gurë vetëm pse kërkojnë respekt për të drejtat themelore njerëzore, mund të shohim se realiteti është i errët dhe nuk mund të fshihemi prej tij”, tha Osmani.

Presidentja Osmani tha se zonja Albright ishte paraparë të ishte folësja kryesore në këtë forum, gjë që u pamundësua për shkak se ajo ndërroi jetë në muajin mars të këtij viti.

“Madeleine Albright do të mbetet një figurë historike për këtë vend, për kontributin e saj për sigurinë, paqen dhe lirinë tonë. Por për ata që kishin mundësinë të përcjellin punën e saj, ta takojnë apo ta njohin atë, ajo mbetet shumë më shumë se sa një figurë e rëndësishme e historisë. Madeleine Albright ishte frymëzim e shpresë, ajo ishte zëri ynë kur ne nuk kishim zë”, tha Osmani.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha nëpërmjet një video mesazhi se bashkimi i të gjithëve në nisma të tilla si ky forum është çështje urgjente në një kohë kur gratë, paqja dhe siguria po sulmohen në zemër të Evropës.

“Ne deri tash kemi arritur përparim, por bota është duke ndryshuar, konfliktet e armatosura vazhdojnë, shumë rajone të botës janë të pasigurta, dekada të tëra arritjesh në barazi gjinore kanë shënuar kthim prapa. Me sulmet e përshkallëzuara të Rusisë në Ukrainë, demokracia është në pikëpyetje dhe të drejtat e grave janë të rrezikuara gjithashtu, asgjë nuk mund të merret si e garantuar”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka garanci më të madhe për paqen dhe sigurinë sesa kur ajo realizohet nga gratë dhe burrat së bashku.

“Por nuk ka as alternativë tjetër, është garancia më e drejtë, më e sigurt dhe më e fuqishme e mundshme. Më shumë gra në forcat e armatosua, më shumë gra në zbatim të ligjit nënkupton promovim dhe realizim më të mirë të të drejtave të njeriut. Interesimi në rritje i grave për këto fusha të sigurisë është tregues shumë i mirë i një të ardhme të ndritur”, tha kryeministri Kurti.

Pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës theksuan rolin e pazëvendësueshëm të grave në procesin e ndërtimit të paqes së qëndrueshme, ndërsa dënuan agresionin e paprovokuar rus në Ukrainë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndau medalje presidenciale për të gjitha gratë dhe vajzat e Ukrainës.

“Në emër të popullit të Kosovës, e posaçërisht në emër të grave të Kosovës, mijëra prej të cilave janë të mbijetuara të përdhunimeve gjatë luftës, dëshiroj t’ju jap medaljen presidenciale për trimërinë e sakrificën e jashtëzakonshme që gratë e Ukrainës po e bëjnë në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë”, tha presidentja Osmani.

“Që nga dita e parë e pushtimit rus 30 mijë ushtare gra kanë luftuar krah për krah me burrat. Ato nuk japin asnjë shenjë lodhjeje, ato e sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë, të pavarur dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, Rusia mban mijëra gra ukrainase peng, madje edhe ato që janë shtatzëna. Jam e sigurt se medalja presidenciale për të gjitha gratë e Ukrainës do të inkurajojë nënat ukrainase, gratë, ushtaret, infermieret, gazetaret e të gjitha të tjerat për arritje të mëtutjeshme”, tha Emine Dzhaparova, zëvendës ministre e Jashtme e Ukrainës.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një nismë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon punimet të shtunën dhe të dielën. Forumi, i pari i llojit të tillë në historinë e Kosovës, ka mbledhur në Prishtinë mbi 400 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të diskutojnë dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për çështjet që ndërlidhen me gratë, paqen dhe sigurinë./VOA

kosovë anthony blinken lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 22 Tetor 2022, 21:59 k.m.

'Shi' parash në Kili

Pamje nga Kili KILI- Një vjedhje dyqani përfundoi në një ndjekje me makinë dhe miliona para të hedhura në autostradë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet