LIVE UPDATES
Bota

Kovaçevski nuk përjashton zgjerimin e Qeverisë maqedonase

Ai tha se nevoja për një Qeveri më stabile vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”

16 Tetor 2022, 12:03 Nga I.A
Kovaçevski nuk përjashton zgjerimin e Qeverisë maqedonase
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

Ai tha se nevoja për një Qeveri më stabile vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”

Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë - gjë që ka bërë që shumë ligje të mos mund të miratohen.

Nevoja për zgjerimin e Qeverisë vjen edhe për faktin se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen me Bullgarinë.

Kërkesa e Kovaçevskit i drejtohet fillimisht Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë dhe ka 8 deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se për momentin nuk planifikojnë të bëhen pjesë e Qeverisë, edhe pse thonë se kanë marrë sinjale për një gjë të tillë.

"Kemi disa vendime për të marrë dhe ato duhet të miratohen me konsensus të gjerë në shtet, siç janë marrë gjitha vendimet tjera më parë... Janë të mirëseardhur që të bëhen pjesë e Qeverisë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një shteti me prosperitet dhe me vizion, ku të rinjtë do ta dinë se për 10 vjet ose 8 vjet nga tani do jemi vend anëtarë i BE-së", ka deklaruar Kovaçevski.

Ai tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka vlerësuar punën e ekzekutivit, por jo edhe të opozitës, e cila sipas tij si asnjëherë më parë është kritikuar për pengesat që po i bën vendit në procesin evropian.

"Ky raport, si asnjë më parë, dërgon mesazhe shumë të qarta. Mesazhi i parë është se në vendin tonë [Maqedoninë e Veriut] ka dy koncepte. Njëri koncept është ai në krye të cilit jam unë. Ky është koncepti që unë mbroj dhe u them që qytetarët maqedonas, se me kokën lart, me dinjitet, do të ecin drejt BE-së dhe të ulen në tryezën e madhe në Bruksel", tha ai.

"Koncepti i dytë në këtë raport është koncepti i bllokadës i udhëhequr nga opozita, koncepti i izolimit. Ky është dallimi mes këtyre dy koncepteve", tha Kovaçevski, i cili kritikoi partinë opozitare VMRO DPMNE.

Kjo parti hodhi poshtë kritikat dhe tha se "raporti i KE-së tregon se Qeveria me vetëdije të plotë nuk i zbaton reformat".

"Raporti qartë flet se në vend nuk po zbatohen reforma në fushat kyçe të administratës publike, ndërtimit të konkurrencës në treg, lëvizjes së lirë të mallrave dhe punëtorëve, të drejtave të pronësisë intelektuale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Marrë nga REL

dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll
Bota 16 Tetor 2022, 11:25 e.k

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!

Olaf Scholz, Joe Biden, Emannuel Macron dhe Vladimir Putin BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra...

Bota 16 Tetor 2022, 11:09 e.k

I gjithë pushteti teknokratëve

Xi Jiping KINË- Më 16 tetor, Partia Komuniste e Kinës do të mblidhet në Kongresin e Njëzetë. Është një ng...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë