LIVE UPDATES
Bota

Krasniqi: Nëse Kurti jep dorëheqje, PDK e gatshme ta udhëheqë Kosovën

Në një intervistë për Ekonomia Online Krasniqi thotë se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por që thotë se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi.

13 Nëntor 2022, 11:25 Nga I.A
Krasniqi: Nëse Kurti jep dorëheqje, PDK e gatshme ta
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë. Në një intervistë për Ekonomia Online Krasniqi thotë se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por që thotë se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi.

Mirëpo ai apelon që vëmendja ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet maksimalisht. Sipas tij, Kryeministri edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën për ta diskutuar në mënyrë që të arrihet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.

“Sa i përket planit franko-gjerman ai që është publikuar nuk mund të jetë plani i vërtetë. Nuk e kuptoj arsyen pse është publikuar një plan i tillë, por spekulimet e kësaj natyre, taktizimet e kësaj natyre ka pasur gjithmonë edhe me publikimet e të ashtuquajturve non-papers. Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale ky koordinim me ShBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar. Kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për tu angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”, tha Krasniqi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Krasniqi tha se asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar mandatin, duke theksuar se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje. Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet, duke theksuar se PDK-ja është e gatshme të marrë udhëheqjen e vendit.

“Në Kosovë fatkeqësisht veçanërisht pas pavarësisë kurrë asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin. As kjo qeveri nuk besoj që do ta përfundojë mandatin ne kohë të rregullt. Por shkuarja në zgjedhje tash mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet dhe dorëzohet. Unë shpresoj që kryeministri që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve nuk është njeri që dorëzohet. Nëse ai dorëzohet ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin”, tha ai.

Duke folu për formimin e Asociacionit, ai potencoi se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Serpska. Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve të planit franko-gjerman. Askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një republika Serpska të re. Askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë asociacion nuk është në pajtim me kushtetutën. Kryeministri Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare te angazhohet në diskutim të planit dhe t’i shpreh qëndrimet e Kosovës duke përfshirë edhe asociacionin. Por gjithsesi në pajtim me kushtetutën dhe me akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa e rrezikuar karakterin unitar të shtetit tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Krasniqi.

memli krasniqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet