LIVE UPDATES
Bota

Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për “luftë civile”

25 Qershor 2024, 18:22 Nga r.ll
Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për
emmanuel macron

FRANCË- Ndërsa po afrojnë zgjedhjet në Francë, kundërshtarët e presidentit Emmanuel Macron kritikuan komentet e bëra prej tij të hënën se një fitore e partisë të së djathtës së skajshme Bashkimi Kombëtar, ose e aleancës së majtë Fronti i Ri Popullor, do ta çonte Francën në luftë civile. Franca do të mbajë raundin e parë të zgjedhjeve në 30 qershor.

Presidenti francez tha gjatë një interviste të hënën, se manifesti i partisë Bashkimi Kombëtar, që radhitet e para në anketime dhe zgjidhjet që ajo ofron për t’u përballur me kriminalitetin dhe emigracionin janë të bazuara tek “stigmatizimi dhe ndasitë”.

Ai bëri kritika të ngjashme dhe për Partinë e së majtës së skajshme Franca e Papërkulur (LFI), që është pjesë e koalicionit Fronti i Ri Popullor.

Presidenti i partisë Bashkimi Kombëtar (RN), Jordan Bardella u pyet rreth komenteve të presidentit Macron gjatë një emisioni për kanalin M6.

“Një president nuk duhet të thotë gjëra të tilla. Unë dëshiroj të rikthej sigurinë për të gjithë popullin francez... Këta janë që i trembin francezët. Jemi një vit pas trazirave që goditën rëndë qytetet franceze. Çdo ditë në vendin tonë, miliona francezë, në veçanti gratë në vendin tonë, në publik, në mjetet e transportit publik, nuk ndihen të sigurta”, tha zoti Bardella duke vënë në dukje nivelin e kriminalitetit në vend dhe duke premtuar një rikthim të autoritetit të qeverisjes në mbarë vendin.

Me një ton të ngjashëm kritik u përgjigj edhe drejtuesja tjetër e kësaj partie Marine Le Pen, ndërsa po intervistohej në radion RTL.

“Nuk ka ndryshuar shumë... Të gjitha fushatat presidenciale i ka bërë duke thënë “Ose unë, ose kaosi”. Mendoj se francezët e kanë kuptuar se ai është kaosi”, tha zonja Le Pen.

Edhe drejtuesi i së majtës së skajshme Jean-Luc Melenchon iu kundërpërgjigj zotit Macron gjatë një interviste në kanalin France 2 TV.

“Për momentin, ai është personi që ka shkaktuar luftë civile... Zoti Macron, nuk do të thoja që duhet të heshtë, pasi nuk mund t’u them të tjerëve gjëra që nuk do të doja të m’i thonin mua, por ndoshta mund t’i thoja që le të provojë shijen e fjalëve të veta”, tha zoti Melenchon.

Një ndër aleatët e vendosur të presidentit Macron, ministri i brendshëm Gerald Darmanin tha se e kupton rrezikun që vjen nga dy kampet rivale politike, në veçanti nga e majta e skajshme.

“Mendoj se në platformat e disa kandidatëve, në veçanti në partinë Franca e Papërkulur, ka segmente domethënëse problematike për sigurinë; si p.sh. kur dëshirojnë të çarmatosin policinë dhe kjo sigurisht nuk krijon kushtet për paqe civile. Mendoj se shumë njerëz në Francë do të binin dakord me mua se partia Franca e Papërkulur është jashtëzakonisht e rrezikshme për shoqërinë dhe si e tillë duhet refuzuar. Mendoj se ekzistojnë gjithashtu premisat për trazira sociale shumë serioze për sa u përket pasojave ekonomike të programeve demagogjike që paraqesin”, tha ministri Darmanin.

Raundi i parë i votimeve në Francë do të bëhet të dielën, më 30 qershor dhe një raund i dytë është caktuar për datën 7 korrik./VOA

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit