12 Tetor 2022, 11:37
Nga d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës ku një ndër vendimet që ka marrë ka qenë dhënia e 100 eurove shtesë për pensionistët. Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të pakos për përballje me inflacionin ku në total janë shpërndarë mbi 28 milionë euro vetëm për këtë kategori.
“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji”, ka thënë Besnik Bislimi.
Ky vendim është aprovuar nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbedhjen e sotme dhe si pasojë hyn menjëherë në fuqi dhe pritet që brenda muajit pagesat të kalojnë në llogaritë e pensionistëve.
Qeveria e Kosovës gjithashtu ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës. Kryeministri Albin Kurti, tha se ndarja e këtyre mjeteve bëhet sipas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u bëri thirrje ministrave që të votojnë pro këtij propozimi.
“Përmes këtij propozim vendimi, Ministria e Financave dhe Transfereve do të ndaj mjete në shumën prej 35 mijë euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të përdoren mjete nga organizata buxhetore zyra e kryeministrit me kod 104 nga nën programi përkrahje për Luginën e Preshevës. Marr parasysh rëndësinë e këtij vendimi ju ftoj që të votoni”, tha Bislimi.
Në kuadër të rendit të ditës gjatë mbledhjes së sotme qeveria ka diskutuar dhe disa nga projektligjet në lidhje me mjedisin dhe disa ndryshime ligjore të cilat më pas do të kalojnë për diskutim dhe votim në Kuvend.
vendimi i qeverise se kosoves albin kurti hekuran murati kosova jep 100 euro per pensionistet
Bota
12 Tetor 2022, 11:16
d.a.
Permbytje ne Nepal
NEPAL- Të paktën 33 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor ...
Bota
12 Tetor 2022, 10:59
d.a.
Proteste ne Iran
Nga Anna Foster & Jewan Abdi për BBC
Soran ngre dy gishta në anën e majtë të kokës dhe bën nj...
Bota
12 Tetor 2022, 10:49
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i ë...
Bota
12 Tetor 2022, 10:42
d.a.
Medvedev
RUSI- Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka vijuar retorikën ...
Bota
12 Tetor 2022, 10:43
e.k
Foto ilustruese
UGANDË- Një pacient me Ebola ka vdekur në një spital në kryeqytetin e Ugandës, këtë e ka konfirmuar...
Bota
12 Tetor 2022, 10:35
d.a.
Druzhba
POLONI- Polonia tha të mërkurën se kishte zbuluar një rrjedhje në një nga tubacionet Druzhba që sillte naftë...
Bota
12 Tetor 2022, 10:20
d.a.
Mberritja e autorieve
GREQI-53-vjeçari Ilias Michos, i cili akuzohet për përdhunimin dhe prostituimin e vajzës 12-vjeçare...
Bota
12 Tetor 2022, 10:09
d.a.
Elias Michos dhe Giannis Sofianidis
GREQI- Zhvillime të reja priten ditën e sotme në lidhje me rastin e përdhunimit të 12-vje...
Bota
12 Tetor 2022, 09:46
d.a.
von cramon
GJERMANI- Postimi i një kërkese dhe bisede të shkurtër të një studenteje nga Kosova në Gjermani ka tërhe...
Bota
12 Tetor 2022, 09:38
e.k
Operatori polak i tubacionit PERN
POLONI- Operatori polak i tubacionit PERN ka thënë se ka zbuluar një rrjedhje mbrëmë në tub...