LIVE UPDATES
Bota

Kroacia në Shengen, kundërshtimi i Austrisë pengon hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë

Vendimi u mor në një takim të Ministrave të Brendshëm të BE-së të enjten. Nga janari, Kroacia do të jetë pjesë e Shengenit, zona e udhëtimit pa kontrolle në Evropë që përfshin 26 vende.

8 Dhjetor 2022, 16:38 Nga d.a.
Kroacia në Shengen, kundërshtimi i Austrisë pengon hyrjen e
Bruksel

BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Evropian vendosën sot të pranojnë Kroacinë, por jo Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen. Austria kishte kundërshtuar përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë duke shprehur shqetësime për aftësinë e dy vendeve për të frenuar imigracionin dhe për të garantuar sigurinë në kufijtë e BE-së.

Vendimi u mor në një takim të Ministrave të Brendshëm të BE-së të enjten. Nga janari, Kroacia do të jetë pjesë e Shengenit, zona e udhëtimit pa kontrolle në Evropë që përfshin 26 vende.

Siç pritej, Austria kundërshtoi përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë, gjë që pengoi përfshirjen e tyre, pasi vendimi duhet të jetë unanmim në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Qëndrimi i Vjenës, u ritheksua të enjten para takimit nga Ministri i Brendshëm i vendit, Gerhard Karner, i cili tha se tani nuk është koha për të ndëmarrë këtë hap.

"Mendoj se do të ishte i gabuar. Është gabim që një sistem që nuk funksionon në shumë vende të zgjerohet në këtë pikë”, tha ai duke përmendur faktin se në Austri këtë vit ka pasur më shumë se 100,000 kalime të paligjshme kufitare në Austri këtë vit.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ishte shprehur se përfshirja e këtyre dy vendeve, do ta përmirësonte kontrollin në kufijtë e Bashkimit Evropian.

"Mund ta shohim qartë, veçanërisht përmes rrugës ballkanike, se kontrolli i kufijve tanë është shumë i rëndësishëm. Këndvështrimi i Francës është se një zgjerim me këto tre vende do të na lejonte të respektonim më mirë kontrollin e kufijve", tha ai.

Edhe ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, shprehu një qëndrim të ngjashëm.

"Ne shohim përparim të konsiderueshëm nga të tre vendet në lidhje me zbatimin e plotë të kërkesave të Shengenit Kjo është arsyeja pse kancelari (gjerman) Olaf Scholz dhe unë mbështesim kërkesën e tre vendeve për t'u bashkuar me Shengenin", tha ajo.

Komisioni Evropian kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se të tre vendet i kanë plotësuar kërkesat e nevojshme teknike që kanë të bëjnë me kontrollet kufitare, mbrojtjen e të dhënave dhe politikat e vizave, ndër të tjera.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se kundërshtimet ndaj përfshirjes së Bullgarisë dhe Rumanisë, janë politike.

"Ne jemi më të fortë, jo më të dobët, përmes zgjerimit të Shengenit dhe zgjerimi i Shengenit do të thotë kontrolle më të shumta dhe më të forta”, tha ai.

Në një përpjekje për të lehtësuar shqetësimet e partnerëve të tyre, Bullgaria dhe Rumania ftuan dy herë në muajt e fundit misione faktmbledhëse të BE-së me ekspertë kombëtarë për të parë se si është përmirësuar gjendja, veçanërisht lidhur me shqetësimet për krimin e organizuar, migrimin e paautorizuar dhe shqetësime të tjera të sigurisë.

Vëzhguesit kishin vënë në dukje se refuzimi i përfshirjes së vendeve të reja në Shengen, mund të shkaktojë përçarje brenda bllokut në një kohë kur uniteti dhe siguria janë thelbësore përballë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shengen është zona më e madhe e udhëtimit të lirë në botë dhe përfshin 26 vende — 22 shtete të BE-së plus Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Pothuajse 1.7 milionë njerëz jetojnë në një vend të Shengenit dhe punojnë në një vend tjetër. Rreth 3.5 milionë njerëz kalojnë kufirin e brendshëm çdo ditë./VOA/

kroacia ne shengen gerhard karner

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë