LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri maqedonas dorëzon në parlament emrat e kandidatëve për ministra

Kjo gjë pritet të krijojë qëndrueshmëri në shumicën parlamentare, por përsëri do të ketë vështirësi, sipas analistëve, lidhur me arritjen e dy të tretave sa herë që të paraqitet nevoja në parlament.

11 Shkurt 2023, 22:02 Nga I.A
Kryeministri maqedonas dorëzon në parlament emrat e kandidatëve
Shkup

SHKUP- Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën parlamentit listën me emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendës-ministra pas marrëveshjes me Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar. Parlamenti do të mblidhet të hënën për miratimin e kabinetit të riformatuar. Kjo gjë pritet të krijojë qëndrueshmëri në shumicën parlamentare, por përsëri do të ketë vështirësi, sipas analistëve, lidhur me arritjen e dy të tretave sa herë që të paraqitet nevoja në parlament.

Aleanca për Shqiptarët (ASh) do të drejtojë tre ministri: Krenar Lloga, deri tash anëtar i Komisionit Shtetëor të Zgjedhjeve do të jetë Ministër i Drejtësisë, mjeku neurolog Fatmir Mexhiti do të jetë Ministër i Shëndetësisë dhe Azir Aliu propozohet për Ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. ASh do të ketë dy zëvendësministra në kabinetin e riformatuar; atë të Mbrojtjes dhe të Bujqësisë.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate (LSDM), e cila lë postin e ministrit të Drejtësisë, merr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vendin e ministrit të Ambientit Jetësor. Këtë dikaster do ta drejtojë Kaja Shukova, deri tash Sekretare Shtetërore po në këtë ministri. BDI, ndërkohë merr postin e Zëvendës-ministrit të Arsimit, ku do të ketë hierarkinë më të lartë drejtuese, me që vetë Ministri Jeton Shaqiri është nga radhët e kësaj partie.

Partia Alternativa mbetet me një ministër në kabinet, nga tre që ka aktualisht. Xhemail Çupi do të vazhdojë të mbetet në krye të Ministrisë për Diasporën, nëse partia vazhdon të mbetet në qeveri. Alternativa ka thirrur një takim për nesër ,për të vendosur lidhur me hapat e mëtejshëm, ndërkohë që njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv edhe pse e përulur para partnerëve politikë. Alternativa me tre deputetë në parlament, meqenëse i katërti kaloi si i pavarur, kishte tre poste ministrore.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët, e cila deri para pak javësh ishte kritike më e zëshme ndaj politikave qeveritare, teksa akuzonte eksponentë të BDI-së për korrupsion dhe krim, tani thotë se po bëhet pjesë e qeverisë për të prodhuar vlera dhe rezultate për të mirën e qytetarëve dhe të ekonomisë, demokracisë e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Aleanca nuk mendon se me hyrjen në qeveri do t’i bjerë mbështetja nga elektorati.

Kjo shumicë e re parlamentare që synon t’i afrohet numrit të dy të tretave në parlament, megjithatë nuk do ta arrijë këtë. ASh ka tetë deputetë, por tre ligjvënës të pakënaqur të BDI-së duket se nuk do t’i përfillin më politikat e partisë për shkak të përplasjeve të brendshme; këtij grupi i është bashkuar edhe një deputet i pavarur. Ekzistojnë gjithashtu edhe paqartësitë lidhur me të ardhmen e Alternativës, e cila ka tre ligjvënës në parlament.

Ndonëse, të gjithë ligjvënësit shqiptarë e mbështesin rishikimin e Kushtetutës, pjesë e të cilës duhet të bëhet pakica bullgare, një kusht ky i paraqitur nga vetë Bashkimi Evropian për vazhdimin e rrugës së integrimit të vendit ballkanik drejt BE-së, pa votat e VMRO-së opozitare maqedonase sidoqoftë nuk arrihen dy të tretat e tetëdhjetë votave të nevojshme për këto ndryshime.

Marrë nga VOA

dimitar kovaçevski krenar lloga xhemail Çupi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit