All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shqetësime për plaçkitje dhe kushtet higjienike rëndojnë punën e vullnetarëve në Turqi

Një banor, që po kërkonte për një koleg në rrënojat e një ndërtese të shembur, tha se kishte parë plaçkitje në ditët e para pas tërmetit të së hënës.

11 Shkurt 2023, 21:29 Nga I.A
Shqetësime për plaçkitje dhe kushtet higjienike
Termet
All - Paragraf - 1

TURQI- Vullnetarët në qytetin turk të goditur nga tërmeti, Antakya, thanë të shtunën se plaçkitjet dhe problemet higjienike po i bëjnë më të vështira sfidat e tyre. Një banor, që po kërkonte për një koleg në rrënojat e një ndërtese të shembur, tha se kishte parë plaçkitje në ditët e para pas tërmetit të së hënës.

"Njerëzit po thyenin xhamat dhe gardhet e dyqaneve dhe makinave," tha 26 vjeçari Mehmet Bok.

Organizatat gjermane të ndihmës pezulluan operacionet e shpëtimit në rajonin e tërmetit të shtunën, duke përmendur si arsye problemet e sigurisë dhe njoftimet për përleshje mes grupeve të njerëzve dhe të shtëna me armë.

Autoritetet turke nuk kanë komentuar për përplasje, por Presidenti Tajip Erdogan tha të shtunën se qeveria do të përgjigjet me vendosmëri ndaj plaçkistësve dhe sjelljeve të tjera kriminale, duke vënë në dukje se ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka tejkaluar shifrën 25,300.

Një tjetër vullnetare, Gizem nga provinca juglindore e Sanliurfas, tha se edhe ajo kishte parë gjithashtu plaçkitës në katër ditët që kishte qenë në Antakya.

"Ne nuk mund të ndërhyjmë shumë pasi shumica e plaçkitësve kanë thika," tha ajo.

Në qytet ka një prani të madhe policore dhe ushtarake që drejton trafikun, ndihmon ekipet e shptimit dhe shpërndan ushqim.

Gizem e përshkruan Antakinë si një vend vdekjeje dhe shkatërrimi "Ne nuk mund t'i mbajmë lotët," thotë ajo ndërsa sirenat e ambulancës dëgjoheshin në sfond.

"Nëse njerëzit nuk vdesin nën rrënoja, ata do të vdesin nga lëndimet, nëse jo do të vdesin nga infeksioni. Këtu nuk ka tualet. Është një problem i madh," tha ajo.

"Trupat janë në të gjithë rrugët, të mbuluara me batanije."

Qytetarët mbanin maska për t’u mbrojtur nga era e kufomave.

Të tjerë i bënë jehonë shqetësimeve rreth higjienës, veçanërisht numrit të pamjaftueshëm të tualeteve.

Në tualetet e përkohshme të lëvizshme kishte radhë të gjata, por shumë vetë thanë se thjesht po shkonin të gjenin një vend ku nuk i shihte njeri, gjë që shkakoi ankesa për erë të keqe.

"Mendoj se nevoja më e madhe është për produktet higjienike. Kemi probleme me tualetin, kam frikë se mos përhapet ndonjë sëmundje," tha një burrë, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij dhe që udhëtoi nga Antalia për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Ai tha se kishte pak koordinim.

"Po kërkojmë nën rrënoja për orë të tëra," tha ai, duke përshkruar nxjerrjen gjallë nga rrënojat gjatë natës të një gruaje 56-vjeçare, me fytyrën e mbuluar me pluhur.

"Ne kemi nxjerrë rreth 150-200 trupa të pajetë", tha ai.

Marrë nga VOA

termet ne turqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion