LIVE UPDATES
Bota

Kryeprokurori i GJPN-së hedh poshtë idenë e Von der Leyen për krijimin e gjykatës speciale për krimet në Ukrainë

Kryeprokurori Karim Khan kundërshtoi planin për të cilin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi javën e kaluar. Zyrtarja evropiane tha se duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndjekur penalisht pushtimin rus të Ukrainës.

5 Dhjetor 2022, 18:52 Nga d.a.
Kryeprokurori i GJPN-së hedh poshtë idenë e Von der Leyen
Karim Khan

HAGË- Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) kundërshtoi një propozim të Bashkimit Evropian për të krijuar një gjykatë speciale, të mbështetur nga OKB-ja, për të ndjekur penalisht krimet në Ukrainë. Ai tha se GJPN-ja është e aftë që të trajtojë në mënyrë efektive krimet e kryera atje.

Kryeprokurori Karim Khan kundërshtoi planin për të cilin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi javën e kaluar. Zyrtarja evropiane tha se duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndjekur penalisht pushtimin rus të Ukrainës.

“BE-ja e ka keqinterpretuar ligjin”, u tha Khan gazetarëve, teksa shtoi se institucioni ku ai punon është i aftë që të ndjekë penalisht figura të larta politike.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë, ka nisur një hetim lidhur me krimet e luftës në Ukrainë, por ky institucion nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – akti i pushtimit të një shteti tjetër – sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, një traktat që ka krijuar këtë gjykatë.

Në njoftimin e saj, von der Leyen tha se është thelbësore që të merret miratimi nga Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të shmangen problemet e imunitetit. Krerët shtetërorë, sikurse ai rus Vladimir Putin, në përgjithësi konsiderohen se janë imunë nga ndjekja penale për aq kohë sa janë në pozita shtetërore.

Von der Leyen tha se BE-ja do të punonte me partnerët ndërkombëtarë “për të marrë mbështetje sa më të madhe ndërkombëtare” për tribunalin, dhe po ashtu do të vazhdojë mbështetjen për GJPN-në.

Khan e pranoi se GJPN-ja nuk mund të ndjekë penalisht Putinin për krim të agresionit, por figurat e nivelit të lartë mund të ndiqen penalisht për krime lufte apo gjenocid.

“Ne duhet të shmangim fragmentimin dhe në vend të kësaj të përqendrohemi në punën e konsolidimit”, tha Khan gjatë adresimit para një trupi mbikëqyrës të gjykatës.

Që kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për shkelje, duke filluar nga vrasjet në Buça e deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj ndërtesave civile, përfshirë edhe bombardimin e teatrit në Mariupol më 16 mars, sulm në të cilin, sipas një hulumtimi të Associated Press, janë vrarë afër 600 persona./REL/

ursula von der leyen karim khan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet