5 Dhjetor 2022, 17:03
Nga d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ndihmës-administratoren e USAID-it, Erin E. McKee, të cilën e ka falënderuar për rolin dhe ndihmën e dhënë të USAID-it në Kosovë. Ai tha se në takim kanë diskutuar për përpjekjet e USAID që po gjejnë zbatim në Kosovë dhe ndihmat e reja.
“Ndihma e USAID deri më sot kap mbi 1 miliard dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë të re si shtet dhe secilin sektor të zhvillimit të vendit tonë. Për secilin dollar ne jemi mirënjohës, si popull, si vend dhe si institucione”.- tha Kurti.
Kurti tha se në takim e ka njoftuar McKee me indikatorët e fundit ekonomikë e demokratikë, për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
“Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime dhe interesa të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi dhe demokraci. Tek USAID gjejmë edhe Shtetet e Bashkuara si shtet edhe popullin mik amerikan. Andaj, le t’i zgjerojmë lidhjet dhe le ta thellojmë bashkëpunimit në shërbim të dy vendeve dhe dy popujve tonë mbi bazën e vlerave dhe bindjeve që ndajmë”.- shtoi ai.
Nga ana tjetër, McKee tha se vizita e saj në Kosova i dha mundësinë që të takohet me kosovarët në shumë sektorë të shoqërisë, pronarë biznesesh, të rinj, OJQ etj.
“Shpresa që ata ndajnë për të ardhmen europiane për Kosovën është më të vërtetë frymëzuese. Qeveria e SHBA mbështet qeverinë e Kosovës që të forcojë edhe më tej partneritetet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe gjithë qytetarët”, tha McKee.
Ajo u zotua se SHBA do të jetë gjithmonë e përkushtuar.
“T’i pajisim të rinjtë me ato shkathtësi që do t’i mundësonin atyre në mënyrë më aktive në zhvillimin e shoqërisë dhe demokracisë. Kjo s’mund të realizohet pa pasë një sundim të ligjit që do të tërheqë kompanitë e jashtme”.- përfundoi ajo.
erin e. mckee albin kurti usaid
Bota
5 Dhjetor 2022, 16:51
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Operatori i rrjetit të Ukrainës thotë se infrastruktura energjetike është goditur nga sulmet me raketa, duke...
Bota
5 Dhjetor 2022, 16:41
d.a.
Kine
Nga Stephen McDonell për BBC
Nëse doni të dini se cili është plani i qeverisë për Covid në Kinë, shikoni...
Bota
5 Dhjetor 2022, 16:30
d.a.
fusha ajrore ne Rusi
RUSI- Disa njerëz janë vrarë nga shpërthimet në dy fusha ajrore ushtarake ruse, sipas raportimeve. Një c...
Bota
5 Dhjetor 2022, 16:15
d.a.
Suella Braverman
BRITANI- Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të...
Bota
5 Dhjetor 2022, 16:03
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Njoftimi i befasishëm i shpërndarjes së të ashtuquajturës "polici të moralit" të Iranit ...
Bota
5 Dhjetor 2022, 15:52
d.a.
Itali
ITALI- Popullsia e Italisë ka rënë nën 59 milionë banorë dhe vendi po plaket me një ritëm...
Bota
5 Dhjetor 2022, 15:41
d.a.
Foto ilustruese
TURQI- Turqia ka mirëpritur ekstradimin nga Suedia të një militanti të dënuar kurd, por ka sinjalizuar se pret m&e...
Bota
5 Dhjetor 2022, 15:16
d.a.
Abazovic dhe Zelenskyy
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nënshkruan ...
Bota
5 Dhjetor 2022, 14:44
a.l
Anija në Lampedusa
ITALI- Një tjetër anije është përmbytur në Lampedusa të Italisë. Mediat italiane...
Bota
5 Dhjetor 2022, 14:29
a.l
Mongoli
MONGOLI- Qindra protestues në Mongoli kanë shkaktuar trazira duke tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e kryem...