Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Pashinyan e ka akuzuar Rusinë se ka dështuar ta garantojë sigurinë e Armenisë, teksa kjo e fundit përballet me agresion të Azerbajxhanit fqinj për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
ARMENI- Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan, ka thënë se politika e vendit të tij që të mbështetet vetëm te Rusia për të garantuar sigurinë, ka qenë gabim strategjik, sepse Moska nuk ka arritur të ndihmojë gjithmonë. Në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica, Pashinyan e ka akuzuar Rusinë se ka dështuar ta garantojë sigurinë e Armenisë, teksa kjo e fundit përballet me agresion të Azerbajxhanit fqinj për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Pashinyan ka sugjeruar se Moska, e cila ka pakt për mbrojtje me Armeninë, dhe ka baza ushtarake aty, nuk e konsideron vendin e tij si mjaftueshëm pro-rus dhe ka thënë se beson që Rusia është në proces të largimit nga rajoni i Kaukazit Jugor.
Sipas tij, kjo është ndër arsyet pse Jerevani është duke tentuar t’i rrisë marrëveshjet në fushën e sigurisë.
Këto deklarata duket se kanë qenë referencë për forcim të lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, dhe tentimet e këtyre të fundit për ta rritur bashkëpunimin me shtetet tjera në atë rajon.
“Arkitektura e sigurisë së Armenisë ka qenë 99.99 për qind e lidhur me Rusinë, përfshirë prokurimin e armëve dhe municionit”, ka thënë Pashinyan për La Repubblica.
“Mirëpo sot ne e shohim se Rusia vetë ka nevojë për armë dhe municion [për luftën në Ukrainë] dhe në këtë situatë është e kuptueshme që dhe nëse dëshiron, Federata Ruse nuk mund t’i përmbushë nevojat e sigurisë së Armenisë”.
“Ky shembull duhet ta demonstrojë se varësia në vetëm një partner për çështje të sigurisë ka qenë gabim strategjik”.
Moska – e cila ka ndërmjetësuar në të kaluarën bisedime mes Jeravanit dhe Bakusë – nuk i ka komentuar qëndrimit e liderit armen. Nagorno-Karabaku është territor që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo 120.000 banorët aty janë shumicë etnike armene./REL
Foto ilustruese Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thirri të dielën një mbledhje urgjente të qeverisë duke kërkuar d...
Foto ilustruese Ushtria ukrainase e ka bërë një përparim të rëndësishëm, duke i thyer linjat e mbrojtjes ruse n&eum...
Foto ilustruese Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë Dmitry Medvedev akuzoi sot Japoninë se duke ndihmuar Kievi...
Foto ilustruese IRLANDË- Me sukses të madh u kurorëzua programi pilot i autoriteteve komunale të qytetit irlandez Greystones, sipas t&e...
Burning Man SHBA- Vetëm një fjalë mund të përshkruajë atë që po ndodh tani në anën tjetër të At...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Çfarë ndodh me mendjen dhe trupin tonë pasi të vdesim është një pyetje e vjetër ...
Festivali SHBA- Mijëra njerëz mbeten të paaftë të largohen nga festivali Burning Man në shkretëtirën e Nevadës...
Foto ilustruese Në gjithë botën, serverët e të dhënave sa shkojnë e shtohen, duke shpenzuar energji elektrike dhe burime...
Depoja RUSI- Në Shën Petersburg, një zjarr i madh shpërtheu në depon e naftës Ruchi mëngjesin e sotëm dhe bano...
Foto ilustruese INDI- India e ka fikur pajisjen e saj në Hënë, të parën që ka arritur ndonjëherë në polin jugo...