LIVE UPDATES
Aktualitet

Kthimi në muze i ish-kampit të internimit në Tepelenë, VOA: Shqipërisë i mungon një reflektim i thellë për të shkuarën komuniste

Në këto vite janë bërë përpjekje të vogla për ti kthyer ish kazermat ushtarake në dëshmi të kujtesës ndërsa rrënojat vijojnë të gjejnë interes nga qindra vizitorë vendas dhe të huaj.

10 Shtator 2023, 18:29 Nga I.A
Kthimi në muze i ish-kampit të internimit në Tepelenë, VOA:
Tepelene

TEPELENË- Ministria e Kulturës shpalli 5 vite më parë marrjen në mbrojtje të ish kampit të internimit të Tepelenës në kuadër të përpjekjeve për ta kthyer atë në një muze kombëtar. Në këto vite janë bërë përpjekje të vogla për ti kthyer ish kazermat ushtarake në dëshmi të kujtesës ndërsa rrënojat vijojnë të gjejnë interes nga qindra vizitorë vendas dhe të huaj.

Studiuesit vlerësojnë se Shqipërisë i mungon një reflektim i thellë për të shkuarën komuniste dhe megjithë iniciativat ligjore ende nuk ka muze për viktimat e komunizmit dhe për ata që vuajtën internimet dhe punën e detyruar.

Dëshmitarët që vijnë në ish kampin e internimit në Tepelenë ku vuajtën qëndrimin nën mbijetesë nga vitit 1949 deri në vitin 1954 janë gjithnjë e më të paktë. Gjoka Paloka nga Kaçinari i Mirditës u tha të afërmve se donte të vinte sërish këtë vit pasi mosha ndoshta nuk do ta lejojë ta vizitojë sërish vendin ku kaloi periudhën më të errët të jetës.

Shumë bashkëvuajtës të tij sot nuk jetojnë më ose e kanë të pamundur të vijnë në këtë vend kujtese. Rreth 3000 persona vuajtën interrnimin në këtë kamp, rreth 500 prej tyre humbën jetën, mes të cilëve rreth 300 fëmijë. Gjoka erdhi kur ishte vetëm gjashtë muajsh me nënë e tij pasi regjimi komunist i egzekutoi me varje babanë dhe dhe kaloi katër vjet e gjysëm në këtë kamp mes vuajtjesh të mëdha.

“Pasi vranë babën më 7 gusht më 12 gusht na sollën ne këtu në Tepelenë. Isha vetëm gjashtë muajsh dhe kalova katër vjet e gjysëm me nënën.”

Ndërsa Mark Nikolla 86 vjeç është një tjetër dëshmitar që mbart peshën e një dhimbje të madhe pasi humbi nënën dhe vëllanë vetëm një vjeç e gjysëm në internime dhe babanë ia vranë forcat e ndjekjes në malësitë e Mirditës.

Marku ishte 11 vjeç kur e sollën në këtë kamp. Ai e mban mend mirë kazermën ku strehoheshin dhe ikjen e vëllati që vdiq prej të ftohtit . Vëllai u varros me gjithë djep dhe eshtrat edhe sot nuk i janë gjetur pasi varrin ia ndërruan tre herë thotë Marku.

“Erdha 11 vjeç, vetë i nënti, 2 vdiqën në interrnime, nëna në kampin e Beratit dhe vëllai i vogël këtu në kampin e Tepelenës. Të tjerëve na liruan kur u mbyll kampi dhe na dërguan në shtëpi.”

Pavarësisht se kanë kaluar afro 32 vite nga rënia e komunizmit në Shqipëri, ende sa është gërvishtuar e shkuara komuniste , thotë pedagogia e historisë në Universitetin e Tiranës, Enriketa Pandalejmoni.

“Sidomos rinia, brezi i ri për sa i përket teksteve shkollore, programeve edukative në shkolla nuk dinë dhe komunzmi trajtohet shumë pak . Kjo për shkak të orëve të kufizuara që janë lënë në dispozicion në tesktet shkollore.”

Zonja Pandalejmoni thotë se ndonëse ka disa inisiativa ligjore ende nuk ka hapa konkretë sidomos për sa i përket muzealizimit.

Kemi disa inisiativa ligjore si krijimi i Autoritetit të Dosjeve , krijimi i Institutit për studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit por gjithësesi pavarësisht se egzistojnë këto ligje , qoftë ai i 2010-tës, qoftë ai i 2015-tës ne ende nuk kemi një memorial për viktimat ,ne ende nuk kemi një muze, që janë taksative të shkruara në ligj. Gjithashtu diskursi publik për të shkuarën e komunizmit ka këto dilemat për sa i përket relativizimit të së shkuarës, nostalgjisë, amnezisë”.

Një nga projektet e ristrukturimi të rrënojave që ende nuk po materialohet është ai i ish kampit të internimit në Tepelnë, i propozuar për t`u kthyer në një muze që simbolizon dhimjen e njerëzve që kaluan jetën në kampet e internimit , dëbimeve dhe punës së detyruar.

Ministria e Kulturës shpalli 5 vite më parë marrjen në mbrojtje të ish kampit të internimit të Tepelenës në kuadër të përpjekjeve për ta kthyer atë në një muze kombëtar dhe miratoi edhe ngritjen e një memoriali për rreth 330 fëmijët që humbën jetën në këtë kamp.

Ndësra 300 qiparizat simbolikë por rriten krijimi i muzeut nuk po bëhet realitet.

Bashkia e Tepelenës e ka përfshirë ish kampin në turet virtuale dhe në itineraret kryesore të vizitorëve . Ish kampi është një nga zonat e vizituara sidomos nga turistët nga vendet e Europës Lindore dhe Perëndimore, por edhe nga vizitorët vendas thotë Aleksandër Toti, kordinator i projekteve në bashkinë e Tepelenës.

Proçesi ka nsiur pesë vite më parë kur ka filluar të njihet apo të paraqitet historia e kampit muzeal të Tepelenës dhe e ngjarjeve që i përkasin periudhës së viteve 1949-1954 mbi viktimat e regjimit totalitar të komunizmit në Shqipëri. Bashkia e Tepelenës e ka përkrahur dhe ka qenë një proces jo i lehtë për shkak edhe të opinionit dhe ndikimit të historisë së njohur më parë në raport me publikun dhe qyetarët. Është pranuar dhe zona është kthyer në një destinacion “të vogë”’, do ta quaja, pasi është ende shumë herët për të folur për një destinacion vizitueshmërie të qëndrueshme turistike.

Autoriteti i Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe bashkia kanë vendosur në territorin e ish kampit disa panele informimi, por rrënojat ndërkohë po shkojnë drejt degradimit.

Një grup deputetësh të opozitës i kanë propozuar këtë vit parlamentit kthimin në muze të burgut të Spaçit dhe të ish kampit të Tepelenës dhe kërkesa pritet të shqyrtohet.

Ish kampi i interrnimit në Tepelenë, një vend që ruan dhimbje e vuajtje të mëdha të një periudhe të errët të Shqipërisë, sot e ndriçon ende shumë më pak qëndresën njerëzore.

Marrë nga VOA

tepelene gjoka paloka

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri