LIVE UPDATES
Aktualitet

Përshtatën lokalin për të shitur drogë, arrestohen babë e bir në Shkodër (EMRAT)

Të arrestuarit nga operacioni “Adekuat” janë Paulin dhe Ndre Kiri, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 22-vjeçar i cili u kap në lokal me doza kokaine.

10 Shtator 2023, 12:26 Nga r.ll
Përshtatën lokalin për të shitur drogë, arrestohen
Pamje nga arrestimi

SHKODËR- Babë e bir në Shkodër kanë përfunduar në pranga pasi përshtatën një lokal për shitjen e drogës. Të arrestuarit nga operacioni “Adekuat” janë Paulin dhe Ndre Kiri, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 22-vjeçar i cili u kap në lokal me doza kokaine. Mësohet se dy të arrestuarit e përgatisnin drogën në doza të vogla dhe pastaj e shisnin.

Gjithashtu një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës pasi teksa qarkullonte me motomjet, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Adekuat".

Goditën 2 raste të tjera të sigurimit të lëndëve narkotike, për shitje në sasi dhe në doza.

Sekuestrohen 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe dhjetëra doza të kësaj lënde dhe të lëndës narkotike kokainë.

Kishin përshtatur lokalin që kishin në pronësi, në lagjen “Skënderbeg”, për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabis sativës, arrestohen 2 shtetas (babë e bir).

-Procedohet në gjendje të lirë një 22-vjeçar që u kap në këtë lokal, me doza kokaine me vete.

Kishte siguruar rreth 1.3 kg cannabis sativa dhe lëvizte me motomjet, për ta shitur atë në doza, procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 16-vjeçari.

Në zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytete, në lokale dhe në afërsi të shkollave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar "Adekuat".

Në kuadër të këtij operacioni, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

-Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasve N. K. dhe P. K. (babë e bir), në lagjen “Skënderbeg”. Nga kontrolli, është konstatuar se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë, si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.

-Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontrolle, një 16-vjeçar që qarkullonte me motomjet. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde. Nga veprimet hetimore rezultoi se 16-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e posedonte atë, në banesë, për ta shitur në doza që i shpërndante me motomjet. Për shkak të moshës, për 16-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

arrestohen babe e bir shkoder

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër