Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin kultivuar 31 bimë kanabis në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë.
HIMARË- Dy persona 30 dhe 26 vjeç janë vënë në pranga dhe një 33-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në Himarë. Gjithashtu janë proceduar penalisht dy të tjerë, 29 dhe 37 vjeç për moskallëzim krimi.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin kultivuar 31 bimë kanabis në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë. Gjatë hetimit proaktiv, këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike. Policia po punon për kapjen e 33-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lukova”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive.
Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.
Kishin kultivuar bimë narkotike në zonën e plazhit të Lukovës, dhe gjatë hetimeve, u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për këto bimë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.
Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përgjatë sezonit turistik, si dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Prokurorinë e Vlorës, operacionin policor anticannabis të koduar “Lukova”.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Gjatë hetimit proaktiv këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese BERAT-Një zjarr i rënë në fshatin Galinë në Berat ka shkrumbuar një kasolle, e cila përdorej pë...
pamje nga kontrolli DURRËS- Në fazën e dytë të operacinit 'Rezidenti' në Portin e Durrësit u kap në flagr...
VLORË- Policia ka hedhur dritë mbi hetimet e atentatit të Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vjeç. Sipas burimeve mendohet se 3 perso...
Peqin PEQIN- Genci dhe Bledar Meta janë arrestuar sot nga policia në Peqin, pas një kontrolli blic në banesat e tyre. Policia njofton s...
Foto ilustruese TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 1...
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë, ku mbeti i vrarë Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vje&cc...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë peng për disa orë dhe ka...
Edi Rama TIRANË- Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë pub...
pamje nga vendngjarja VLORË-Policia e Vlorës në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar (9 shtator 2023) në...
Leartiad Lekaj (Kekaj) VLORË- Vlora u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, ku një 41-vjeçar mbeti i vra...