LIVE UPDATES
Bota

Kravata, pjata dhe pije të shtrenjta, 80 dhuratat që ka marrë Kurti gjatë qeverisjes, diçka i ka dhënë dhe Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë kësaj kohe sa është kryeministër ka pranuar mbi 80 dhurata nga përfaqësues të shteteve të huaja, nga zyrtarë e qytetarë të Kosovës.

14 Qershor 2022, 13:25 Nga d.a

 

Kravata, pjata dhe pije të shtrenjta, 80 dhuratat që ka marrë
Albin Kurti

KOSOVË- Kravatë, orë muri, pjatë dekoruese, verëra e raki, këmisha e duksa, janë veç disa prej plot dhuratave që pranojnë udhëheqësit e shtetit. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akoma nuk ka pranuar ndonjë dhuratë që kushton mbi 30 mijë euro, si ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë kësaj kohe sa është kryeministër ka pranuar mbi 80 dhurata nga përfaqësues të shteteve të huaja, nga zyrtarë e qytetarë të Kosovës.

Nacionale ka siguruar me anë të kërkesës për qasje në dokumente publike regjistrin ose katalogun e të gjitha dhuratave që ka pranuar kryeministri i Kosovës. Në këto dokumente, shumica e dhuratave janë bërë gjatë festave të fundvitit dhe prej vizitorëve të ndryshëm që i ka pasur Kurti.

Për shumë prej dhuratave të pranuara, nuk tregohet fare nëse janë dhurata protokollare apo dhurata çasti. Po ashtu, asnjë nga këto dhurata nuk e ka të shënuar vlerën se sa mund të kushtojë, edhe pse aty duhet të specifikohet nëse ka vlerë apo jo.

Kryeministri Kurti ka pranuar diku mbi 10 kravata të llojeve të ndryshme në të cilat nuk specifikohet marka që e ka prodhuar. Ndërkaq në listën e dhuratave të Kurtit dominojnë edhe pjatat dekoruese, e që janë mbi 10 lloj.

Kurti ka pranuar syze dielli të markës së njohur Ray Ban nga një qytetar me emrin Hajdin Zeka, që po ashtu nuk është e specifikuar se çfarë dhurate është, protokollare apo e rastit.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, në regjistrin e dhuratave të siguruar nga Nacionale, shihet se ia ka dhuruar Kurtit gjashtë verëra të ndryshme përnjëherë. Kurti për vizitë kishte edhe ministrin e çështjeve fetare të Arabisë Saudite, i cili i dhuroi librin e shenjtë, Kuranin.

Më tej, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, një pikurë që i ishte bërë dhuratë në Turqi, e ka dorëzuar në Zyrën e Kryeministrit. Ndërsa Ambasada e Turqisë i ka dhuruar Kurtit dy llokuma (nuk dihet nëse janë me arra).

E, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festave të fundvitit, Kurtit i kishte bërë dhuratë një ajvar Krusha dhe umel chocolate. Në anën tjetër, Ambasada Amerikane është treguar më dorëlirë me dhurata. Kurti nga ta ka pranuar një Don Perignon, Blue Label Whisky, manshetë dekorim, dy gota për verë dhe çokollatë.

Një qytetar me emrin Shefki Ali Amerllahu, por edhe të tjerë, i kanë dhuruar Kurtit dy këmisha, njëra me ngjyrë të bardhë dhe një tjetër me ngjyrë të kaltër, teksa dikush tjetër, i ka bërë dhuratë dy duksa të ndryshëm dhe një tjetër katër kravata të ndryshme.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Samitit të Tiranës i ka dhuruar Kurtit dekor dhe ushqim. Në mesin e dhuratave Kurti ka pranuar edhe libra e stilolapsë të ndryshëm prej zyrtarve të huaj, e punime dururi e elemente të tjera. Por, numri i librave është shumë i vogël krahasuar me numrin e madh të dhuratave tjera, çka bën kontrast me atë që paraqet kryeministri.

Përveç Kurtit, Nacionale do t’ju prezantojë edhe me dhuratat që ka pranuar zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi. Në anën tjetër, kujtojmë që Kurti aktualisht banon në një shtëpi të madhe të cilën ia kanë lëshuar disa simpatizantë në mënyrë vullnetare në lagjen Tasligje, e për të cilën paguan vetëm 250 euro qera në muaj.

Dhënia dhe pranimi i dhuratave si çdo gjë tjetër është e paraparë me ligj në Kosovë.

Ligji Nr. 04/L-050 Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të lartë publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat zyrtarë parasheh qartë se secili zyrtar që pranon dhuratë duhet të lajmërojë eprorin e tij dhe Agjencinë kundër Korrupsion.

“2. Dhurata protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera, dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme”, thuhet në pikën 2 të Nenit 11.

“6. Personi zyrtar duhet ta informojë me shkrim eprorin e tij, nëse i është ofruar ose dhënë një dhuratë pa paralajmërim dhe në rrethana specifike. Në rast se personi zyrtar është drejtues institucioni, ai duhet ta informojë Agjencinë”, thuhet në ligj.

Ndërsa me Nenin 12 pika numër 3, parashihet se personi zyrtar nëse do ta marrë për vete dhuratën, duhen shkresa në Agjencinë kundër Korrupsion./Nacionale/

albin kurti pasuaria e albin kurtit


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet