Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se është i shqetësuar me “krimet kundër civilëve dhe me rritjen e numrit të të vrarëve” pas sulmit të grupit militant Hamas në Izrael.
Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.
Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.
Në Gaza, më shumë se 500 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.
“I bashkohem thirrjes së aleatëve për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit dhe kërkesës për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, tha Kurti në X, ish-rrjetin social Twitter.
Izraeli lidhi marrëdhënie diplomatike me Kosovën në shkurt 2021, një vit pasi e njohu pavarësinë e saj të shpallur nga Prishtina më 2008.
Më herët të hënën, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se e ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve.
Izraeli e kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre.
Ngjashëm, Egjipti kontroll se kush futet dhe kush del jashtë kufirit të tij me Gazën.
Autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite i ka sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.
Alarme për sulme ajrore janë lëshuar të hënën në Jerusalem dhe në gjithë Izraelin, pasi Hamasi po vazhdon të hedhë raketa nga Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Të hënën u raportua për së paku tri shpërthime në Jerusalem. Nuk është e qartë nëse shpërthimet erdhën si pasojë e rënies së raketave, apo parandalimit të tyre nga mbrojtja ajrore e Izraelit.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria e ka rimarrë kontrollin në shumicën e komuniteteve afër Gazës, megjithëse luftime të izoluara me palestinezë të armatosur po vazhdojnë.
Izraeli i ka thirrur të hënën rreth 300.000 ushtarë rezervistë për të luftuar kundër Hamasit. Ushtria e Izraelit e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.
Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit, si pasojë e sulmeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli në enklavën bregdetare, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare të hënën.
Njerëzit kanë ikur për shkak të frikës, ose për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga sulmet, tha zyra e OKB-së./REL
GJERMANI-Në Gjermani mbizotëron tronditje dhe indinjatë lidhur me terrorin e militantëve-islamistë Hamas kundër Izraelit. Terroris...
IZRAEL- Teksa sulmet e njëpasnjëshme vijojë në Izrael, shqiptaro-hebrenjtë kanë treguar përjetimet e tyre. Gruaja...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka reaguar ashpër pas sulmit me raketa që iu bë mëngjesin e të shtunës nga grupi militant i H...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se përgjigjja e Izraelit ndaj një ofensive të paprecedentë...
foto ilustruese SHBA- Nëntë shtetas amerikanë kanë vdekur në konfliktin në Izrael, konformoi një zëdh&eum...
foto ilustruese SERBI- Bashkimi Evropian pret nga Serbia jo vetëm bashkëpunim të plotë, por edhe pa kushte gjatë hetimev...
foto ilustruese GJERMANI- Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Hamburgut janë pezulluar pas një "kërcënimi për një&...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar sulmin në Izrael. Erdogan kërkoi realizimin e një sh...
Shlomi Mathias dhe Debbie Shahar IZRAEL- Një histori e trishtë është zbuluar pas sulmeve të pamëshirshme nga militantët ...
Admirali i NATO-s dhe Vjosa Osmani ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, ...