6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shtëpia e Bardhë siguroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në praninë e presidentit Donald Trump.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara ndërsa theksoi se marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet para asaj të Washingtonit të vitit 2020.
“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga pala e Beogradit edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, që është një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë së paku përmes njohjes de facto”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë siguroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në praninë e presidentit Donald Trump.
Marrëveshja u nënshkrua disa muaj pas rënies të qeverisë së parë të kryeministrit Kurti i cili nuk u pajtua me kërkesat amerikane për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.
Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha sot pas një vizite në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë se do të ketë komunikim e bashkëpunim në të ardhmen me presidentin e rizgjedhur amerikan Donald Trump.
“Unë bëj raporte zyrtare, shtetërore dhe politike. Kush i ka raportet me kë më mirë nuk e di atë punë, nuk mund ta them tani, por duhet të presim, të japim pak kohë dhe të ecim përpara”, tha ai duke nënvizuar se qeveria e tij do të punojë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara.
“Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është një njëkohësisht edhe president i kaluar në një letër urimi që i kishte dërguar një pararendësi para kësaj qeverie po ashtu ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme normale midis Kosovës dhe Serbisë dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm dhe shumë të interesuar ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, pse jo ta zgjerojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim i cili shprehët jo vetëm në aspektin diplomatik”, tha kryeministri Kurti.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi ndërkaq të dielën se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump pak ditë pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një video mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti serb tha se biseda me zotin Trump ishte e shkëlqyer, domethënëse dhe e përzemërt.
“Shfrytëzova rastin që me dëshirën për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore, shpreha shpresën se ai do të vizitojë Serbinë, sepse Serbia ishte vendi ku mbështetja për Presidentin Trump në këto zgjedhje ishte më e larta në Evropë”, tha ai duke nënvizuar se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e falënderoi për mbështetjen e madhe nga populli serb.
Ish presidenti Donald Trump pritet të rikthehet në postin e presidentit amerikan pasi në zgjedhjet e javës së kaluar fitoi përballë kandidates demokrate Kamala Harris./VOA
Ekrem Sadiku KOSOVË- Është publikuar fotoja e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku, i cili ditën e sotme plagosi me thikë k...
Dritan Abazoviç TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha 2 kanë qenë sfidat në Mal ...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit me thikë në Ferizaj, ku mbetën të plagosur kat&...
fotot ilustruese PODGORICË- Afaristi dhe sipërmarrësi i njohur i Malit të Zi, Zoran Beqiroviç, djali dhe truproja e tij janë...
Joe Biden dhe Kamala Harris SHBA- Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën p...
Tom Homan SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se Tom Homan, i cili ka shërbyer si drejtor i agjencisë me përgjegjësinë...
Bezalel Smotrich IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, u zotua se më 2025 do të aneksohen vendbanimet izraelite në Breg...
fotot ilustruese KOSOVË- Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar jan&...
Kyriakos Mitsotakis dhe Donald Trump GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhu...
Joe Biden SHBA- Joe Biden ka zgjedhur që të dielën ta kalonte në plazh, në një zonë me rërë në Dela...