11 Nëntor 2024, 22:01
Nga E. D
fotot ilustruese
PODGORICË- Afaristi dhe sipërmarrësi i njohur i Malit të Zi, Zoran Beqiroviç, djali dhe truproja e tij janë arrestuar nën dyshimet se kanë sulmuar gazetaren e gazetës së përditshme ditore “Pobjeda”, Ana Raiçkoviç dhe familjen e saj, njoftoi të hënën policia malazeze.
Sipas autoriteteve, tre të dyshuarit sulmuan “verbalisht dhe fizikisht” gazetaren Raiçkoviç dhe anëtarët e familjes së saj të dielën në Podgoricë. Vetura e zonjës Raiçkoviç u dëmtua gjatë sulmit, sipas njoftimit të policisë.
Sulmi ndaj gazetares Raiçkoviq, e cila raporton mbi ngjarjet e kronikës së zezë në gazetën “Pobjeda”, është dënuar nga udhëheqësit malazezë, zyrtarët ndërkombëtarë dhe sindikata e gazetarëve.
“Liria e medias dhe puna e papenguar e gazetarëve është thelbësore për demokracinë”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.
Presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kërkoi nga autoritetet shtetërore “të krijojnë një mjedis në të cilin gazetarët do të mund ta bëjnë punën e tyre të papenguar dhe pa frikë”.
Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se BE-ja “pret një hetim të shpejtë dhe një përgjigje efektive gjyqësore”.
“Dhuna ndaj gazetarëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, shkroi zoti Sattler në platformën X.
Sindikata e Medias së Malit të Zi (SMCG) bëri thirrje për ndjekjen e menjëhershme të autorëve të sulmit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë “mund të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka të paprekshëm në këtë shoqëri dhe se çdo përplasje fizike dhe verbale me përfaqësues të mediave është e papranueshme”.
Gjatë vitit 2024, sipas kësaj sindikate, janë shënuar 18 sulme apo incidente ndaj gazetarëve në Mal të Zi./VOA
zoran beqiroviç ana raiçkoviç
Bota
11 Nëntor 2024, 21:56
E. D
Joe Biden dhe Kamala Harris
SHBA- Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën p...
Bota
11 Nëntor 2024, 21:54
E. D
Tom Homan
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se Tom Homan, i cili ka shërbyer si drejtor i agjencisë me përgjegjësinë...
Bota
11 Nëntor 2024, 20:59
N.F
Bezalel Smotrich
IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, u zotua se më 2025 do të aneksohen vendbanimet izraelite në Breg...
Bota
11 Nëntor 2024, 20:52
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar jan&...
Bota
11 Nëntor 2024, 20:36
E. D
Kyriakos Mitsotakis dhe Donald Trump
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhu...
Bota
11 Nëntor 2024, 20:17
E. D
Joe Biden
SHBA- Joe Biden ka zgjedhur që të dielën ta kalonte në plazh, në një zonë me rërë në Dela...
Bota
11 Nëntor 2024, 19:19
E. D
pamje nga protesta
BEOGRAD- Në Beograd po mbahen protesta me rastin e tragjedisë në Novi Sad ku humbën jetën 14 persona. Qytetar&e...
Bota
11 Nëntor 2024, 19:01
E. D
Donald Trump dhe Elon Musk
BEOGRAD- Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në t...
Bota
11 Nëntor 2024, 19:06
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore p&eu...
Bota
11 Nëntor 2024, 18:41
E. D
Donald Trump
SHBA- Kongresmeni nga Florida, Byron Donalds tha se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nuk ka asnjë lloj liste të zezë t&eu...