All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kurti: Mospajtimet me Uashingtonin nuk janë thelbësore e as vendimtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Prishtinën zyrtare për përshkallëzimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të cilat u bojkotuan nga serbët, u shoqëruan nga njësitë e posaçme të policisë në vendet e tyre të punës.

1 Qershor 2023, 20:13 Nga I.A
Kurti: Mospajtimet me Uashingtonin nuk janë thelbësore e as vendimtare
Albin Kurti
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dallimet në qëndrime si ato mbi situatën në veri të vendit nuk janë thelbësore as vendimtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Prishtinën zyrtare për përshkallëzimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të cilat u bojkotuan nga serbët, u shoqëruan nga njësitë e posaçme të policisë në vendet e tyre të punës.

Ne jemi jashtëzakonisht dhe përjetësisht falënderues për mbështetjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për çlirimin dhe pavarësinë, për mbrojtjen dhe sigurinë, për zhvillimin dhe demokracinë. Natyrisht që ka raste kur na dallojnë ngapak qasjet, mirëpo këto nuk janë gjëra të cilat janë thelbësore dhe kurrsesi vendimtare”, tha kryeministri Kurti.

Për të katërtën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë u mblodhën në komunat veriore, Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kërkuar largimin nga ndërtesat e komunave të kryetarëve shqiptarë dhe largimin e njësive të posaçme të policisë. Kryeministri Kurti ritheksoi sot se ulja e numrit të policëve nëpër ndërtesa komunale mund të bëhet kur të largohen siç tha bandat kriminale mes protestueve.

“Natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovenizmit të djathtë ekstrem të cilët e adhurojnë (Slobodan) Millosheviqin dhe (Vladimir) Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi ose duhet t’i dërgojmë në burg”, tha ai.

Tri ditë pas përplasjes së protestuesve serbë me forcat paqeruajtëse të NATO-s, ku pësuan lëndime 30 pjesëtarë të KFOFR-it, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Policia e Kosovës tha në një njoftim se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar të enjten nga një grup personash të maskuar derisa po qëndronin në hyrje të sheshit të pjesës veriore të Mitrovicës.

“Si pasojë e sulmeve dy të dhunuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë ndërsa nënvizohet se “aktet e tilla nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, por individëve apo grupeve të caktuara kriminale”.

Zhvillimet në veri kanë ngritur shqetësimet për ripërtëritje të konflikteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e të cilave mbesin të tensionuara 24 vjet pas luftës, ndonëse ka mbi një dekadë që palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrë nga VOA

albin kurti tensionet në veri të kosovës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë