1 Qershor 2023, 19:15
Nga f.i

MOLDAVI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kishinau i Moldavisë ka njoftuar se Kosova është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e serbëve lokalë, ndoshta edhe të pajtohet për rizgjedhje në katër komunat veriore – Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, pas tensioneve të fundit atje.
Osmani zhvilloi një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e dytë të Komunitet Politik, ku është diskutuar ekskluzivisht për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.
"Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja. Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë,”-ka shprehur Osmani në fund të intervistës.
Ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, Osmani duket se ka ndryshuar qëndrim pas takimit me presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Presidentja e Kosovës duke marrë në konsideratë propozimin për zgjedhje të reja në veri, duket se po i del kundër Kurtit i cili përpos takimeve dhe sanksioneve nga SHBA, vazhdon mban qëndrimin e tij për kryetarët e rinj të komunave në veri, të cilët sipas Kurtit duhet të vazhdojnë punën në zyrat përkatëse.
tensionet në veri të kosovës
Bota
1 Qershor 2023, 18:45
f.i
Hovenier dhe Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti duket se e ka irrituar SHBA-në me qëndrimet e fundit, ndërsa situata ësht...
Bota
1 Qershor 2023, 18:35
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetar&eum...
Bota
1 Qershor 2023, 18:21
Lucy Williamson
Andrew Tate
RUMANI- Andrew Tate ka mohuar nxitjen e një kulture të mizogjinisë dhe ka mbrojtur reputacionin e tij në një intervis...
Bota
1 Qershor 2023, 18:28
f.i
Macron, Osmani dhe Scholz
MOLDAVI- Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf ...
Bota
1 Qershor 2023, 17:49
f.i
pamje nga sulmi
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar videon në të cilën shihen dis...
Bota
1 Qershor 2023, 17:00
f.i
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurt...
Bota
1 Qershor 2023, 16:56
k.m.
Foto ilustruese
Dikur rreth 50.000, sot afër 4.000 paqeruajtës të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Ver...
Bota
1 Qershor 2023, 16:37
f.i
Aleksandër Vuçiç
MOLDAVI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot nga Samiti i cili po mb...
Bota
1 Qershor 2023, 16:36
I.A
Jens Stoltenberg dhe Mevlut Cavashoglu
NORVEGJI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ai do të udh&...
Bota
1 Qershor 2023, 16:36
k.m.
Kiev
KIEV- Imazhi i një të moshuari të ulur në rrugë në Kiev po bën xhiron e internetit dhe rrjeteve sociale. Kjo pasi i...