LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Projekt statuti për Asociacionin ka qartësi rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe normalizon raportin me Serbinë

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e stë cilit ishte propozimi statutin e Asociacionit, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

3 Nëntor 2023, 18:53 Nga h.k
Kurti: Projekt statuti për Asociacionin ka qartësi rreth njohjes
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar siç tha në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. 

Ai i bëri këto komente gjatë raportimit në parlamentin e Kosovës rreth takimeve të një jave me parë në Bruksel, me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial. Kjo qartazi nuk është ‘zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 sepse asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme”, tha kryeministri Kurti.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e stë cilit ishte propozimi statutin e Asociacionit, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Kryeministri Kurti tha se ky projekt e mbyllë hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’iu projektojë një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës apo në mosnjohje të kufijve të saj.

Ai ndër të tjera theksoi se sipas projekt statutit çfarëdo ndryshimi i tij bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës dhe vetëm pasi të ketë dhënë aktgjykim lejues Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Kjo e përmbys atë që e ndërtonin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përkatësisht supozimin që e krijonin ato se pjesëmarrësit në një Asociacion do të jenë të lirë ta avancojnë atë në një drejtim të panjohur. Një drejtim i tillë i panjohur më nuk ekziston dhe tash drejtimi është i qartë dhe i njohur – Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kapërcimet, avancimet e tejkalimet nuk lejohen dhe nuk mund të ndodhin”, tha ai.

Partitë opozitare kritikuan ashpër kryeministrin Kurti për siç thanë përmbysjen e parimeve me të cilat kishte fituar pushtetin.

A është për të qeshur që erdhi dita që dhjetë vite më vonë të vish ti në këtë foltore për ta mbrojtur ‘zajednicën’, a është për të qeshur që vjen e na tregon se cfarë propozimi të mirë ke pranuar për zajednicën? A është për të qajtur për dhjetë vjet, një dekadë të humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës e përcarjes në shoqëri që ke instaluar në cdo pore të jetës, të jetëve të humbura që ti i ke prirë e i kë mashtruar duke e kundërshtuar këtë ‘zajednicë’ të cilën sot ke ardhur për ta mbrojtur, arsyetar, lavdëruar e mbështetur”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Opozita akuzoi kryeministrin Kurti për mungesë transparence, ndonëse ai tha se nuk mund të jap hollësi rreth projekt statutit për shkak të kërkesës së diplomatëve perëndimorë.

“Ndonëse në emër të popullit të Kosovës kryeministri ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e Asociacionit, ne vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ. Një dokument kaq jetik, i dakorduar tashmë me Serbinë vazhdon të mos shpaloset paraprakisht para popullit të Kosovës”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sikur ky kryeministër t’i besonte vullnetit të sovranit kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Republikën e Kosovës të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë, larg syve të qytetarëve, larg kuvendit, pa përfshirjen e tyre dhe pa besimin e shumicës”, tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Ohrit, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars. Kjo marrëveshje kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Kryeministri Kurti, tha se ishte i gatshëm të nënshkruante projektin e ofruar nga diplomacia perëndimore ndërsa akuzoi sërish presidentin serb Aleksandar Vuçiç se e refuzoi atë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk është shtruar çështja e nënshkrimit apo mosnënshtrimit gjatë bisedimeve, ndërsa e ka cilësuar propozimin e 21 tetorit si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen, por ka nënvizuar se nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes de fakto të Kosovës, duke sfiduar kërkesat perëndimore që kjo të ndodhë njëkohësisht me fillimin e themelimit të Asociacionit nga qeveria e Kosovës./VOA

kuvendi i kosoves 3 nentor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet