3 Nëntor 2023, 18:02
Nga A.TH
Te plagosurit
IZRAEL- Izraeli bombardoi këtë të premte një spital në Rripin e Gazës dhe Hamasi iu përgjigj me raketa në qytetin Sderot. Sulmet ndodhën menjëherë pas deklaratave të grupit të Hezbollahut, ku ndër të tjera sulmoi Shtetet e Bashkuara si përgjigje për situatën e krijuar.
Në veçanti, Hamasi kreu një sulm me raketa të premten pasdite në qytetin Sderot pranë Tel Avivit. Njëra prej raketave ka goditur pak minuta më parë pranë ekipeve televizive, mes të cilëve edhe ekipin e ERT. Raketa shkatërroi makinat e ekuipazhit televiziv. Ky sulm u pa nga shumë si një përgjigje ndaj dronit izraelit, i cili goditi hyrjen e spitalit Al Shifa në Rripin e Gazës duke vrarë një numër ende të panjohur njerëzish.
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Quada, tha se pacientët e plagosur rëndë po transportoheshin në vendkalimin Rafah për të kaluar në Egjipt dhe për t'u trajtuar në spitalet egjiptiane kur granatimet izraelite goditën jashtë spitalit Al-Shifa. Sipas tij, autokolona e ambulancës e goditur nga bombardimet izraelite mbante 15-20 palestinezë të plagosur rëndë.
Para bombardimeve, Hasan Nasrallah që udhëheq grupin shiit Hezbollah e konsideroi të mençur dhe në kohën e duhur sulmin e Hamasit më 7 tetor. Por sipas tij, ai ishte një sulm që Hamasi e ka bërë i vetëm pa u konsultuar me aleatët. Ai fajësoi Shtetet e Bashkuara si përgjegjëse të situatës, dhe forcat e Hezbollah do të sulmojnë forcat amerikanë në Irak dhe Siri.
lufta izrael-palestine
Bota
3 Nëntor 2023, 17:53
h.k
Robert Habeck
GJERMANI- Robert Habeck zëvendës kancelari gjerman është zotuar duke dhënë një përgjigje të ash...
Bota
3 Nëntor 2023, 17:31
h.k
Çifti i foshnjes
BRAZIL- Cauane Malaquias Costa një 19-vjeçare që vodhi një foshnjë të porsalindur nga materniteti ...
Bota
3 Nëntor 2023, 17:06
h.k
Kaoru Nakajima
ITALI-Këngëtarë të famshëm pritet të performojnë për më shumë se 1000 të ftuarit e f...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:56
h.k
Sergej Lavrov
RUSI-Sergej Lavrov Ministri i Jashtëm i Rusisë e sheh si një prioritet kryesor që palët në zonën e konfli...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:45
Vladimir Putin
RUSI-“Korrupsioni brenda Ukrainës është i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër”, u shpreh presiden...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:24
h.k
Pamje nga qendra
IRAN-Hetimet janë duke u zhvilluar pasi 32 persona u raportuan se kishin vdekur nga zjarri në Langarud, në veri të Te...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:21
r.ll
foto nga perplasja e dallges
BRITANI- Një person u godit nga një dallgë e fuqishme që u përplas mbi një mur detar ndërsa...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:11
h.k
Shtepi luksoze e terroristeve te Hamasit
HAMAS-Rripi i Gazës është parë në mbarë botën si një simbol i mjerimit dh...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:16
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se qeveria e tij kundërshtoi çdo armëpushim të përko...
Bota
3 Nëntor 2023, 16:09
r.ll
Hassan Nasrallah
LIBAN- Shtetet e Bashkuara janë fajtore për atë që po ndodh në Gaza dhe popullit të rajonit, ka thën&eu...