LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Serbia provon të maskojë refuzimin e nismës franko gjermane me destabilizim të veriut të Kosovës

Ky pohim i tij ishte një referim i qartë në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se Beogradi e ka refuzuar planin franko–gjerman i cili niset nga pohimi se Kosova është shtet i pavarur.

8 Nëntor 2022, 08:04 Nga DOSJA
Kurti: Serbia provon të maskojë refuzimin e nismës franko
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane për një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet të dyja palëve, duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën ne veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata i kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit dhe tash duhet ta kamuflojnë këtë refuzim që ja kanë bërë Evropës, këtë bashkërendim të ngushtë që e kanë me Kremlinin dhe me presidentin despotik (Vladimir) Putinin, e për këtë po i përdorin ata të cilët ende vazhdojnë t’i dëgjojnë në Republikën e Kosovës, pra pjesëtarë të ndryshëm të strukturave ilegale”, tha kryeministri Kurti.

Ky pohim i tij ishte një referim i qartë në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se Beogradi e ka refuzuar planin franko–gjerman i cili niset nga pohimi se Kosova është shtet i pavarur.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, tha para disa ditësh se ka marrë përgjigjet nga Kosova dhe Serbia për nismën franko-gjermane dhe se ato janë duke u shqyrtuar, por nuk dha më shumë hollësi.

Kryeministri Kurti ripërsëriti se nisma është një mundësi e mirë, ndërsa akuzoi Beogradin se po përpiqet të sabotojë bisedimet dhe çfarëdo marrëveshjeje dhe se po vazhdon të frikësojë komunitetin serb në Kosovë.

“Bazuar në të dhënat e institucioneve tona të sigurisë Serbia ka vazhduar trysninë që serbët në Kosovë të paraqiten si të kërcënuar e të rrezikuar dhe kjo me qëllim që të propagandohet se komuniteti serb është cak i sulmeve të vazhdueshme dhe ata nuk na paskan siguri”, tha ai.

Situata në veriun e Kosovës duket e qetë të hënën ndërsa kanë vazhduar tërheqjet e përfaqësuesve serbë nga institucionet vendase.

Deputetët serbë dorëzuan të hënën mandatet e tyre në parlamentin e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, tha se dorëheqjet e deputetëve por edhe të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit janë organizim i Serbisë, ndërsa nënvizoi se largimi i tyre nuk e cenon punën e parlamentit.

“Ligji i Republikës së Kosovës thotë se ata deputetë duhet të zëvendësohen. Unë do t’i drejtohem presidentes së vendit e pastaj procedurat tjera thonë që presidentja i drejtohet Këshillit Qendror të Zgjedhjeve e pastaj ky institucion i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa di prapë vijnë nga e njëjta listë. Pastaj nëse edhe ata refuzojnë, ata që janë në radhë, procedura përsëritet derisa të plotësohen vendet e reja në parlament të deputetëve nga pakica serbe”, tha ai.

Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm, por kjo kundërshtohet nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës. Vendimi i qeverisë së Kosovës u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për një shtyrje dhjetë muajshe.

Me 3 nëntor autoritetet pezulluan nga puna komandantin e policisë në veriun e Kosovës Nenad Gjuriç për shkak të refuzimi të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Ky ishte shkasi që përfaqësuesit serbë pas këshillimeve me Beogradin, vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk ka ndikuar mbi serbët për t’u tërhequr nga institucionet ndërsa shfaqi shpresën se “Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës”.

BE-ja dhe SHBA-ja thirrje për shmangie tensionesh

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të hënën Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një zgjidhje, siç u tha, evropiane, për të zbutur tensionet në terren. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha në një konferencë me gazetarë se ditëve të fundit është parë tensionim shumë i rrezikshëm i situatës, që mund të ketë pasoja serioze jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin.

“E shohim nga rasti i Ukrainës dhe Rusisë ku kemi një sulm brutal të armatosur nga një vend ndaj një vendi tjetër, ndërsa pasojat nuk kufizohen vetëm te këto dy vende, por po prekin gjithë botën. Kështu që nëse kemi një shpërthim tjetër në Evropë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse nëse tensionimi vazhdon askush nuk mund ta parandalojë shpërthimin e incidenteve të padëshirueshme që mund të çojnë në dhunë, pra nëse ndodh diçka në nivel lokal do të ketë pasoja për tërë rajonin. Kjo është diçka që Evropa nuk mund të përballojë, Serbia e Kosova nuk mund ta përballojnë dhe rajoni nuk mund ta përballojë”, tha ai.

Edhe Shtetet e Bashkuara u kanë bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe përplasje.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë tha të dielën se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre të dala nga bisedimet dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratën lokale.

Opozita kërkon bashkërendim me Shtetet e Bashkuara

Veprimet e qeverisë nxitën edhe reagimet e opozitës në Kosovë e cila i bëri thirrje qeverisë të bashkërendojë vendimet e saj me aleatët, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i dërgoi letër të hënën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet së cilës bëri thirrje për bashkërendim me partitë opozitare por edhe me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se “mundësia e përshkallëzimit të situatës është e dukshme”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një konferencë për media se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dëgjuar këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po u shërben interesave të Serbisë.

“Albin Kurti me demagogët e vet në qeveri dhe jashtë saj ka vendosur që të mos ecë rrugës që i kërkon Amerika por të shkojë në një rrugë që është e paqartë se e kujt është, të vazhdojë me vendimin për targat. Rezultat i kësaj, Serbia me aparatin e vet dhe me duart e saj të zgjatura ka arritur sot të nxjerrë jashtë funksionit institucionet e Kosovës në veri, ka arritur ta lejë Kosovën pa përfaqësim institucional në veri”, tha zoti Haradinaj.

Rama: Kosova ka të drejtë por duhet të ruaj aleatët

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh sot i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë, duke i mëshuar nevojës së dialogut me Beogradin, në mënyrë që Prishtina të mos rrezikojë të humbasë mbështetjen e aleatëve të saj perëndimorë.

Në një postim në Twitter, ai deklaroi se “po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë”. Kreu e qeverisë shqiptare theksoi se “bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”.

Tirana, siç vuri në dukje zoti Rama, mbështet “plotësisht idenë themelore të Planit franko-gjerman”, ndërsa bëri “thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri Rama duket i shqetësuar dhe për raportet mes Prishtinës dhe vendeve partnere, kur shkruan se “autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”

Duke mohuar zërat se po punon kundër kërkesave të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti tha të hënën se është në bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Marrë nga VOA

albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet