16 Tetor 2023, 14:39
Nga a.l
Michael Roth dhe Albin Kurti
TIRANË- Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi paraprakisht kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, gjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale në vend dhe për procesin e dialogut.
Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë.
“Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se u bisedua edhe rreth rrugëtimit e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Kryeministri Kurti e falënderoi Michael Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe të tij ndaj Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i dytë mes të dyve, pas atij të mbajtur në Prishtinë më 11 shtator.
albin kurti michael roth
Bota
16 Tetor 2023, 14:15
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË-Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se armatimi i konfiskuar në veri ...
Bota
16 Tetor 2023, 14:10
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Njerëzit e qytetit të Be’er Shevës kanë përjetuar momente të frikshme kur filloi të binte ...
Bota
16 Tetor 2023, 13:38
r.ll
sameh shoukry
EGJIPT- Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry ka thënë se nuk ka pasur përparim në përpjekjet për t...
Bota
16 Tetor 2023, 13:06
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 199 pengje në Gaz&eum...
Bota
16 Tetor 2023, 12:13
r.ll
kyriakos mitsotakis
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë, po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit....
Bota
16 Tetor 2023, 12:06
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Mediat serbe kanë raportuar ditën e sotme se mbrëmë një grup shqiptarësh kanë sulmuar student&eum...
Bota
16 Tetor 2023, 10:53
r.ll
igli hasani dhe kyriakos mitsotakis
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Për t&eu...
Bota
16 Tetor 2023, 10:47
r.ll
anthony blinken
IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Tel Aviv, ku pritet të takohet me kryeministrin izraelit...
Bota
16 Tetor 2023, 10:42
r.ll
foto nga spitalet e Gazës
GAZA- Palestinezët në Gazën e rrethuar janë grumbulluar të hënën në spitale dhe shko...
Bota
16 Tetor 2023, 10:40
a.l
Philip Kosnett
SHBA- Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett deklaron se përpjekjet për ta tërhequr Serbin&e...