LIVE UPDATES
Bota

Lufta më vdekjeprurëse mes Hamasit dhe Izraelit, spitalet e stërmbushura në Gazë buzë kolapsit

Mbi një milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre para një pushtimi të pritur tokësor nga izraelitët, pasi militantët e Hamasit kryen një sulm të koordinuar tokësor, ajror dhe detar, në jug të Izraelit.

16 Tetor 2023, 10:42 Nga r.ll
Lufta më vdekjeprurëse mes Hamasit dhe Izraelit, spitalet e
foto nga spitalet e Gazës

GAZA- Palestinezët në Gazën e rrethuar janë grumbulluar të hënën në spitale dhe shkolla, duke kërkuar strehim, teksa furnizimet me ujë dhe ushqim janë pakësuar.

Mbi një milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre para një pushtimi të pritur tokësor nga izraelitët, pasi militantët e Hamasit kryen një sulm të koordinuar tokësor, ajror dhe detar, në jug të Izraelit.

Shumica e infrastrukturës ushtarake të Hamasit është e fshehur në zonat urbane, ku luftimet në rrugë me gjasë do të shkaktonin shumë viktima në të dyja palët. Izraeli nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të nisë një inkursion tokësor.

Furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe janë duke u pakësuar. Spitalet kanë thënë se janë në prag të kolapsit dhe nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesën e Izraelit që të evakuojnë pacientët. Mbi një javë pas sulmeve shkatërruese të Izraelit dhe shkatërrimin e lagjeve të tëra, Izraeli nuk ka arritur të ndalë sulmet me raketa nga militantët.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 2.670 palestinezë janë vrarë dhe 9.600 janë plagosur që kur kanë nisur luftimet. Kjo shifër e viktimave është shumë e lartë sesa lufta në Gazë më 2014, që zgjati mbi gjashtë javë.

Kjo është lufta më vdekjeprurëse që Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar.

Mbi 1.400 izraelitë janë vrarë – shumica civilë – dhe shumica e viktimave u shkaktuan nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit. Të paktën 155 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë kapur nga Hamasi dhe janë dërguar në Gazë, sipas Izraelit.

Izraeli ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë – pothuajse gjysma e popullsisë së territorit – të evakuohen në jug të Gazës. Ushtria ka thënë se po tenton të largojë civilët para një fushate të madhe kundër Hamasit në veri, ku ka thënë se militantët kanë rrjete të gjera tunelesh dhe kanë raketahedhës.

Hamasi u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Për të tretën ditë me radhë, ushtria izraelite ka njoftuar për një korridor të sigurt që mund të përdorin banorët që të evakuohen nga veriu në jug nga ora 08:00 deri në mesditë. Izraeli ka thënë deri më tani mbi 600.000 persona janë evakuuar nga zona e Qytetit të Gazës.

Spitalet në Gazë pritet të mbesin pa karburante për gjeneratorë në 24 orët e ardhshme, duke vënë në rrezik jetën e mijëra pacientëve, sipas Kombeve të Bashkuara. Kjo pasi, termocentrali i vetëm në Gazë është mbyllur për shkak të mungesës së karburanteve, pasi Izraeli rrethoi plotësisht Gazën, pas sulmit të Hamasit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se spitalet “janë stërmbushur” përderisa njerëzit po tentojnë të gjejnë strehim.

“Ne jemi të shqetësuar për shpërthimin e sëmundjeve për shkak të zhvendosjes masive dhe për shkak të ujit me cilësi të dobët dhe kushteve sanitare”, tha OBSH.

Katër spitale në veri të Gazës janë mbyllur dhe 21 të tjera kanë pranuar urdhra nga Izraeli për t’u evakuuar. Mjekët kanë refuzuar këto urdhra, duke argumentuar se një evakuim i tillë do të nënkuptonte vdekjen e pacientëve që janë në gjendje kritike dhe të foshnjave të porsalindura që trajtohen me ventilatorë.

Vendimi i Izraelit për të ndalur furnizimet me ujë, por edhe sulmet ndaj pompave të karburanteve, kanë shkaktuar mungesë të theksuar të furnizimeve, duke bërë që 3.500 pacientë në 35 spitalet në mbarë Rripin e Gazës.

“Uji është i nevojshëm që të krijohen kushtet sanitare për pacientët të shtrirë në reparte, për dhomat e operimit dhe për departamentet e emergjencës. Është i nevojshëm për parandalimin e përhapjes së infeksioneve në spitale”, tha OBSH.

Kjo agjenci e OKB-së për shëndetësi tha se aktualisht në pikëkalimin kufitar mes Egjiptit dhe Gazës, në Rafah, gjendet një dërgesë me ndihmë mjekësore për 300.000 pacientë.

Afër 500.000 persona, pothuajse çereku i popullsisë së Gazës, janë strehuar në shkollat që udhëhiqen nga OKB-ja dhe në ndërtesa të tjera në mbarë territorin, ka bërë të ditur kjo organizatë. Izraeli ka thënë se nuk do të heqë dorë nga vendimi për rrethimin e Gazës, derisa militantët e Hamasit të lirojnë të gjitha pengjet. /REL

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit