LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi miraton vlerën e koeficientit të pagave

Më këtë është miratuar edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për vlerën monetare të koeficientit prej 105 eurosh. Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro. Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

9 Shkurt 2023, 19:52 Nga k.m.
Kuvendi miraton vlerën e koeficientit të pagave
Foto ilustruese

Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Më këtë është miratuar edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për vlerën monetare të koeficientit prej 105 eurosh. Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro. Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI). Janë rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Gjatë seancës parlamentare ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se shuma e tërësishme e kufirit për kategorinë e pagave nëse krahasohet me shpenzimin e vitit paraprak është rritur në vlerë prej 105 milionë euro. Sipas tij, rritje të tillë nuk ka pasur asnjëherë.

Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji, i cili përcakton edhe vlerën e koeficientit janë pajtuar deputet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se me rritjen e koeficientit parashihet që paga mesatare bruto në sektorin publik të jetë 730 euro në muaj apo 18 për qind rritje krahasuar me vitin paraprak.

Me koeficientet e rinj, ai tha se është krijuar një barazi në mesin e shërbyesve publikë.

“Një çështje tensioni tek pagat në sektorin publik ka qenë raporti disproporcional ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Sipas të dhënave që i kemi për vitin e kaluar paga më e lartë në sektorin publik ka qenë e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në vlerë 5.325 euro kurse më e ulëta ajo e shtëpiakut të shkollës fillore me 242 euro. Me propozimin ndryshimin e ligjit është që ngushtohet ky dallim me 1-5. Rroga më e lartë parashihet të arrijë në 1.890 euro e ajo me e vogla rreth 395 euro”, tha Muja.

Ai tha se Ligji për paga nuk parash zvogëlim të pagave për asnjë kategori për vitin e parë për shkak të propozimit të shtesës tranzitore. Deputetët e partive opozitare kanë kundërshtuar vlerën e koeficientit, pasi që sipas tyre, është i ulët. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, tha se në krizën më të madhe ekonomike dhe sociale, qeveria ka thyer premtimin për të ndihmuar njerëz të zakonshëm në rritjen e kostos së jetesës.

“Shporta bazë e konsumatorit - jo produktet e luksit por produktet që janë të domosdoshme - janë ngritur deri në 50 për qind”, tha Bajrami.

Ajo kritikoi Qeverinë e Kosovës se me këtë Ligj të pagave është prekur edhe sektori i drejtësisë që sipas saj, konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga ana e ekzekutivit. Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind.

Rritje kanë pësuar çmimet e pothuajse të gjitha produkteve ushqimore dhe shërbimeve. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala tha se koeficienti prej 105 eurosh nuk përbënë rritje reale, por rritje numrash.

Shala tha se grupi parlamentar i PDK-së nuk pajtohet me këtë koeficient. 

“Nuk do të kemi rritje sepse përfituesit do ta shohin atë kur të filloj shpërndarja e tyre. Kërkojmë që minimumi i kësaj të jetë 120 e më shumë në të kundërtën do të kemi shkallë të lartë të pakënaqësive dhe ankesave sepse këtu goditet një pjesë e mirë e sektorit të drejtësisë, sektori i sigurisë pothuasje në të gjitha nivelet”, tha ai.

Pritjet e sindikatave të punëtorëve kanë qenë që kjo vlerë të mos jetë nën 120 euro. Me vlerën monetare të koeficienti prej 105 euro ata janë shprehur të zhgënjyer. Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBASHK) kanë thënë se paga që del me vlerën e re të koeficientit, nuk i plotëson as pritjet, as nevojat e punonjësve të arsimit.

Në adresë të Avokati i Popullit në Kosovë, kanë arritur ankesa të shumta mbi për Ligjin e ri të pagave, i cili ka hyrë në fuqi më 5 shkurt.

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se këto ankesa janë duke i trajtuar, por ende nuk kanë ndonjë përgjigje.

“Nëse vlerësojmë se ka probleme [në ligj], ne kemi afat ligjor prej gjashtë muajsh për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, kishte deklaruar ai./REL

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit