LIVE UPDATES
Bota

Lajçak: Çështja e të zhdukurve është pëparësi në bisedimet Kosovë-Serbi

Zoti Lajçak i bëri këto komente në fund të një vizite treditore në Prishtinë prej nga shkoi në Beograd.

29 Qershor 2022, 20:51 Nga I.A
Lajçak: Çështja e të zhdukurve është
Miroslav Lajçak

BRUKSEL- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën se është vënë në përpjekje për të organizuar një takim politik të nivelit më të lartë, para pushimeve të verës, për t’i dhënë një shtysë të re procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Zoti Lajçak i bëri këto komente në fund të një vizite treditore në Prishtinë prej nga shkoi në Beograd.

“Siç e dini jemi organizatorë të takimeve të rregullta mujore ndërmjet kryenegociatorëve nga të dyja palët. Takimin e radhës do ta kemi në korrik. Por, gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, një takim që do të ishte ideal të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel. Ka një numër dokumentash të cilat jemi duke i diskutuar, një dokument i rëndësishëm për personat e zhdukur, një dokument i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal”.

23 vjet pas luftës, nga e cila Kosova doli me mbi 5 mijë të zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1,600 prej tyre. Zoti Lajçak tha se çështja e të pagjeturve është përparësi në procesin e bisedimeve, duke paralajmëruar mundësinë e nënshkrimit të dokumenteve rreth kësaj çështjeje, por nuk dha më shumë hollësi për përmbajtjen e tyre.

Ai tha se procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke ecur mirë dhe se dëshmi për këtë është miratimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, ditë më parë në Bruksel.

“Ky dokument përmban afate të qarta kohore dhe hapa konkret të kësaj marrëveshjeje, dhe me këtë marrëveshje që arritëm javën e kaluar kemi një situatë të re ku një kompani e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjeve të Kosovës, do të fillojë të furnizojë me energji elektrike katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo mundëson që të arrihet përfundimi i praktikave të deritashme jotransparente dhe që të gjithë konsumatorët në Kosovë të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime”, tha ai.

Vitin e kaluar, Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç u takuan dy herë në Bruksel, por pa ndonjë përparim. Që nga ajo kohë, zoti Lajçak ka zgjedhur të zhvillojë takime të ndara që të sigurohet se takimi i radhës të ketë rezultate konkrete.

“Nuk dëshirojmë t’i shohim udhëheqësit që takohen e pastaj e kritikojnë njëri tjetrin, dëshirojmë të shohim që takohen dhe pajtohen për gjëra që janë të rëndësishme për qytetarët në Kosovë dhe në Serbi. Siç e dini, kam patur mundësinë të jem në darkë joformale në muajin maj në Berlin me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, dhe tani ndjej se e kemi vrullin që të zhvillojmë takime më të shpeshta e më të rregullta ndërmjet udhëheqësve”, tha ai.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011 dhe që atëherë janë arritur një varg marrëveshjesh.
Një anketë e Institutit Demokratik të Kosovës, e zhvilluar në Kosovë dhe Serbi, nxjerr në pah se qytetarët janë përgjithësisht të pakënaqur nga rezultati i bisedimeve. Sipas studimit që u publikua të mërkruën, 49.3 për qind e të anketuarve në Kosovë dhe 56.5 për qind e atyre në Serbi besojnë se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë siç kanë qenë pavarësisht bisedimeve.

“Vetëm 11 për qind e të anketuarve në Kosovë dhe 7.9 për qind në Serbi, besojnë se qytetarët po përfitojnë diçka nga ky proces”, tha Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në Kosovë, sipas studimit, Serbia shihet si përgjegjëse për mungesën e përparimit, ndërsa në Serbi përgjegjës shihet Bashkimi Evropian. 75.4 për qind e të anketuarve në Serbi dhe 70.3 për qind e të anketuarve në Kosovë nuk janë të kënaqur me rolin ndërmjetësues të Bashkimit Evropian në procesin e bisedimeve.

Në pyetjen se a mendojnë që Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare që përfshin njohjen e ndërsjellë, 35.4 për qind e të anketuarve në Kosovë e besojnë një gjë të tillë, ndërsa në Serbi 56.1 për qind besojnë se nuk do të ketë fare marrëveshje përfundimtare.

Marrë nga VOA

miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet